Flash

Faktet / Si po e shpërdoron Rilindja Kadarenë për krimet e veta

Lapsi.al 28 October 2018
Faktet / Si po e shpërdoron Rilindja Kadarenë për krimet e veta

"Mbani gojën! e ka thënë dhe vetë Kadare". Pra në lojë nuk jeni ju njerzit e vegjël e të zakonshëm që kundërshtoni qeverisjen, por vetë shkrimtari i madh me njohje ndërkombëtare. Kjo është pak a shumë loja që po bën Rilindja së cilës nuk i ka mbetur më asnjë armë për të mbuluar me propogandë mëkatet e saj.

Pak ditë më parë, shërbeu një veprimtari e institutit të studimeve historike Lumo Skëndo, që promovonte vëllimin e tretë të veprës së Mid'hat Frashërit, për ta përdorur Kadarenë për çështjen e shembjes së Tearit Kombëtar. Kadare që ishte i pranishëm në këtë ceremoni, pati shkruar një parathënie të veprës që në vitin 2008. Aty shkrimtari do të shprehej se Shqipëria është i vetmi vend në Europë që s’ka një teatër dhe se ngrehina aktuale e Teatrit Kombëtar ka shërbyer për të argëtuar ushtarët italianë në kohën e pushtimit. “Teatri Kombëtar i sotëm, ish-Teatri Popullor i kohës së komunizmit, i cili quhej dikur kinema “Kosova”, nuk ka qenë veçse një ndërtesë e përkohshme, nga ato që ushtria italiane i përdorte për zbavitjen e trupave të saj”- shkruante Kadare.

Por këto pasazhe te vitit 2008 u rrëmbyen menjëherë nga një sharlatan i klasit të parë si Erion Veliaj.

Pra shiheni me sytë tuaj si e servirin mediat manipulimin e një spekullanti si Veliaj: "Kadare theksoi nevojën për një teatëri të ri" shkruajnë gazetat e kapura nga ai, pa theksuar se kjo është një parathënie e 10 viteve më parë dhe duke e futur shkrimtarin në debatin e ditës, për ta përdorur si alibi për 6 kullat që kërkon të ndërtojë, Veliaj, Rama dhe Shkëlqim Fusha.

Pafytyrësia tejkalon çdo imagjinatë dhe mediat bythëlëpirëse ndaj Veliajt as nuk e vënë trurin në punë qoftë dhe për të përmendur se bëhet fjalë për dy kohë të ndryshme dhe se Ismail Kadare as nuk është prononcuar sot për "sherrin" aktual për shembjen e teatrit.

Mashtrues më me klas se sa kryebashkiaku palaço, Edi Rama përdor manovra pak më të rafinuara. Me legjitimitet tejet të cunguar, pasi i janë rrëzuar dy ministra të brendshëm si njerëz të lidhur me drogën, kryeministri kërkon t'i mbushë mendjen shqiptarëve se i treti, Sandër Leshi, do të jetë i vërteti.

Dhe për këtë i thërret në ndihmë sërish asaj që Kadare ka thënë 6 vite më parë, në kohën kur president u zgjodh Bujar Nishani. Atëherë Ismaili e propozoi ministrin e sotëm të brendëshëm si kandidat për president dhe e argumentoi kështu përzgjedhjen e tij: "Pjesëmarrja dinjitoze e tij në një polemikë me karakter historiko-filozofik për strategjinë ushtarake shqiptare të Mesjetës ka qenë një nga shembujt. Përsa u përket cilësive për President, kam çmuar integritetin moral, paanshmërinë dhe sidomos përkushtimin ndaj detyrës dhe vendit. Për Presidentin e një Shqipërie serioze dhe të moralshme janë të detyrueshme këto cilësi".

Por kjo histori e vitit 2012, po u serviret sot shqiptarëve sikur Rama ka zgjedhur si ministër që do të luftojë drogën dhe krimin, atë që i ka rekomanduar Kadare. Dhe pothuajse në të gjithë titujt e mediave ku u vu për herë të parë emri i Lleshit, ishte përkrah dhe ai i Kadaresë.

 

Natyrisht, ndryshe nga prestigjatori Veliaj, i cili nuk la shkollë dhe tubim pa e falenderuar shkrimtarin për shembjen e Teatrit, Rama nuk foli me gojën e tij. Këshilltarët e vet mediatikë i ricikluan deklaratat e vjetra në media, duke luajtur me përshtypjen që ajo i linte lexuesve.

Që nga lartësia e talentit dhe moshës së tij, Kadare ndoshta nuk ka dashur të hyjë në këto manipulime meskine dhe për përdorim të ditës. Ai mund ta ketë parë si ofenduese të futet në konflikt me delenxhijtë e vegjël të Rilindjes. Por, Lapsi.al, po i sjell këto fakte në vemendje të publikut, më shumë sesa për të mbrojtur Ismailin, që nuk ka nevojë për këtë, për të pasur respekt për të vërtetën. Atë të vërtetë që nuk ngurojnë t'a përdhunojnë rilindasit qoftë dhe duke përdorur shkrimtarin si mburojë për krimet e tyre.

©Lapsi.al  

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI