Flash

Shehaj denoncon ligjin e ri të Ramës: Tjetër formë për grabitjen e tokave!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj thotë se projektligji i mazhorancës për kalimin në pronësi të shtetasve të huaj të tokës bujqësore shqiptare është një tjetër mekanizëm i kryeministrit Edi Rama për të vjedhur tokat e qytetarëve shqiptarë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Mundësia thekson se përmes këtij projektligji, tokat publike që […]

14:35

Tre alibi që propaganda e rilindjes po shpërndan për largimin e Xhafës

Lapsi.al 27 October 2018
Tre alibi që propaganda e rilindjes po shpërndan për largimin e

Largimi i ministrit të dytë të Brendëshëm me akuzën se është i lidhur me trafikantët e drogës, që në rastin e Tahirit ishin Habilajt dhe në rastin e Xhafës ishte i vëllai e ka tronditur jo pak shumicën qeverisëse. Por në fakt të dy rastet nuk janë të ngjashëm në një pikë të vetme. Tahiri pati deri në fund mbështetjen e fuqishme të Ramës, ndërsa Xhafa, më shumë se i përzgjedhuri i tij, ishte i ndërkombëtarëve. Rama Sajmirin e mbrojti deri në fund, kurse me fatmirin kishte kohë që nuk komunikonte drejtpërdrejt.

Por gjithësesi për të mos zmadhuar përmasat e skandalit, propaganda e Rilindjes është fokusuar në tre alibi kryesore:

1-Xhafa u largua vetëm me dorëheqje. Gje që ngjall shumë dyshime si kur lexohen deklaratat e Ramës, po ashtu edhe kur flasin njerezit që e kanë takuar deri të premten në mbrëmje ish ministrin, dhe që pohojnë se ai nuk ka shfaqur asnjë shenjë hezitimi për të qëndruar në post.

2-Xhafa iku vetë, jo për ndonjë arsye tjetër, por se nuk e duronte më manipulimin e Babales dhe sulmet e opozitës. Pra mos mendoni se ka ndonjë arsye tjetër veç videopërgjimit të njohur.

3-Xhafën vërtet e donin ndërkombëtarët, por ne do e zëvendësojmë me Sandër Leshin, që gjithashtu e përkrahin amerikanët dhe më europiani ndër shqiptarët, Isamil Kadareja.

Lexojini nga të doni të gjitha mediat pro qeveritare dhe nuk do të keni vështirësi për ti gjetur kudo këto tre teza.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI