Flash

Tirana nuk di të fitojë, por Duro nuk e mban premtimin

Lapsi.al 27 October 2018
Tirana nuk di të fitojë, por Duro nuk e mban premtimin

" Jam i bindur se do të shohim një ndeshje ku Kamza do të dominojë si me lojë ashtu dhe me rezultat", premtoi para ndeshjes tekniku i Kamzës Klodian Duro, por këshu nuk ndodhi, aq në njërin e as në tjetrin aspekt. Kamza e Tirana ndanë një barazim që nuk i bën punë askujt, madje favorizon mbi të gjithë Luftëtarin, nëse do të dijë të fitojë.

Duro nuk e mbajti premtimin, por të paktën nuk doli i mundur, falë golit të një ish-bardheblu si japonezi Fukui. "Kurthi" i Kamzës që rreshtoi në fushë të dënuarit e lajmëruar, ndryshe nga sa ishte trumpetuar vetëm një ditë më parë nuk dha frytet e shpresuara, edhe kundër një skuadre që nuk di të fitojë.

Tirana e Ardian Memës në dy ndeshje ka vetëm një pikë dhe nuk ishte kjo ajo që drejtuesit e bardhebluve mendonin kur larguan Ze Marian, për të marrë asistent trajnerin e Flamurtarit. Vendosja e diktatit mund të shihet si lëvizja e duhur nga Mema, por mund të jetë e kundërta. Ajo që vuan Tirana, të paktën në dy ndeshjet e Memës, është prezenca e Ngoo. Sulmuesi që me shumë mundësi e mbylli me Tiranën do të ishte shumë më tepër efikas në zonë, se Sentamu.

Afrikani shënoi vërtetë golin e vetëm të 24 herë kampionëve, por nuk shfrytëzoi asgjë nga krosimet që vinin nga krahët, ku të paktën Greca është kthyer të jetë ndër protagonistët, ndërsa Hasani po rigjen formën më të mirë.

Kamza mori një pikë, që për mënyrën si erdhën gjërat është tepër e cmuar. Humbja do ti kishte dhënë dorë Tiranës të shkëputej në 4 pikë nga skuadra e Duros, por kështu nuk ndodhi dhe të dyja përpëliten në vendin e 7 e të 8, respektivisht bardheblutë 9 pikë e Kamza 8, por nëse Luftëtari fiton në Krujë, ftohtësia e zonës së rënies nga Kategoria do të ndihet më shumë në kryeqytet.

Të këshilluara

Video/ Liverpool, avantazh faraonik

Nuk humbet kohë Liverpool të marrë avantazhin në ndeshjen e kampionatit përballë Cardiff City. 10 minuta kanë mjaftuar që Faraoni Salah të kalojë të kuqtë në av...

16:19

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI