Flash

Tahiri bëhet pronar i gazetës së Enver Hoxhës, regjistron në QKR 'Zërin e Popullit' (Faksimile)

Lapsi.al 27 October 2018
Tahiri bëhet pronar i gazetës së Enver Hoxhës, regjistron

Gazeta ‘Zëri i Popullit’, organi zyrtar i propagandës së Enver Hoxhës dhe më pas Partisë Socialiste, tashmë është në dorën e Saimir Tahirit, ish-ministrit të Brendshëm që ndodhet nën hetim për trafik droge me grupin e Habiljave.

Lapsi.al disponon shkresën sipas së cilës faktohet se Tahiri e ka regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit gazetën ‘Zëri i Popullit’ në datën 13 shtator të këtij viti. Adresa e kësaj sipërmarrje mediatike është caktuar në afërsi të ish-komunës së Parisit, rruga ‘’Prokop Mima”, ndërsa numri i telefonit për kontakt është 0692052552.

Saimir Tahiri rezulton të jetë administratori dhe aksioneri i vetëm. Cfarë do të bëjë Saimir Tahiri me këtë media online? Sulm ndaj kundërshtarëve dhe përgatitje për t’u rikthyer në PS? Tahiri kishte njoftuar sot paradite një konferencë për mediat, por mësohet se e ka shtyrë për ditë tjetër. Mbase edhe duke e ditur lajmin për largimin e Fatmir Xhafës.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI