Flash

Sandër Lleshi ministri i ri i Brendshëm. Ish kandidat për President i propozuar nga Ismail Kadare

Lapsi.al 27 October 2018
Sandër Lleshi ministri i ri i Brendshëm. Ish kandidat për

Pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt, postin e ministrit të Brendshëm do ta zërë Sandër Lleshi. Lajmin për heqjen dorë nga posti të Xhafajt e dha kryeministri Edi Rama në një postim në Twitter.

Ai gjithashtu njoftoi se Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme. Sandë Lleshi ka shërbyer deri më tani si këshilltar për sigurinë i Kryeministrit Edi Rama. Në vitin 2012 ai ishte propozuar nga Ismail Kadare te Edi Rama edhe si kandidat për President i Republikës.

“Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse,” shkruajti Rama.

Statusi i plotë

“Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar.Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme.Traseja është e shtruar.Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse,” shkruan Rama.

Të këshilluara

Burgu i bën thirrje Nikola Gruevskit

Ish-kryeministrit të Maqedonisë Nikola Gruevski i është kërkuar të paraqitet në burg më 8 nëntor për të kryer dënimin e tij me dy vjet e gjysmë burg për blerjen...

07:30

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI