Flash

Reagon sërish Vangjush Dako: Të hënën do padis Lulzim Bashën për...

Lapsi.al 27 October 2018
Reagon sërish Vangjush Dako: Të hënën do padis Lulzim

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka reaguar pas videos së publikuar nga kreu i PD-së, Lulzim Basha në Facebook, i cili thoshte se restoranti ‘Pista’ në Durrës, në pronësi të grupit të Avdylajve është ndërtuar me lejen e Dakos. Në reagimin e tij, kreu i bashkisë së Durrësit thotë se Basha shpif dhe se për këtë do të depozitojë të hënën padinë për shpifje.

“O Lulzim o toçi i Saliut! Shpifja jote me video sot do shkojë në gjyq dhe për këtë ti do tundësh lekët nga thesi që kunati e mban dhe ti e mbush! Unë s’kam dhënë asnjë leje si ajo që mashtron ti dhe prandaj ti nuk e nxjerr lejen, po shpif! Kurse ti i ke dhënë leje vetes tënde për shtesë kati mbi pallat në kundërshtim me çdo ligj. Je shumë peshk o toç dhe je peshk rezervati që mirë nuk hahesh po po qelb dynjanë. Të hënën depozitoj padinë për shpifjen tënde të re. Toç!”- ka shkruar Dako.

LEXO EDHE:  Basha nxjerr VIDEON/ Dako u dha leje Avdulajve për restorant buzë detit

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI