Flash

Përplasja/ Xhafaj i përgjigjet Ramës: Jam njeri i lirë, ligësinë e pafytyrësinë i neveris...

Lapsi.al 27 October 2018
Përplasja/ Xhafaj i përgjigjet Ramës: Jam njeri i lirë,
Për të tretën herë pasi vendosi të japë dorëheqjen, ministri i brendshëm në largim Fatmir Xhafaj ka komentuar edhe një herë arsyet e tij. Fillimisht bëri një deklaratë të gjatë në rrjetet sociale ku e vetmja frazë për tu veçuar ishte vlerësimi se në pak më shumë se një vit ïshin bërë punë të mëdha, të pamendueshme më parë”. Tingëllonte si një “shigjetë” për ata që e kishin sulmuar nga brenda mazhorancës, ku njëri prej tyre ishte rreshtuar hapur edhe paraardhësi i tij në këtë detyrë, Saimir Tahiri. Reagimi i dytë ishte për gazetarët e shumtë që e prisnin te dera e ministrisë. Aty bëri vetëm një falënderim për familjen dhe bashkëpunëtorët ndërsa ai që duket si më i forti është një koment që ka bërë në Twitter gjatë pasdites së të shtunës. Në disa postime, Xhafaj thotë se ka marrë shumë mesazhe mbështetjeje nga socialistë dhe njërëz të panjohur prej tij. Për këta, ministri thotë se ka ikur nga detyra me vullnetin e tij. “I siguroj të gjithë se dorëheqja ime është tërësisht me vullnetin tim të lirë dhe e bazuar në principe dhe vlera njerëzore e institucionale. Ajo është tërësisht respekt për veten, e për këto standarde të shenjta për mua” – thotë Xhafaj që më pas bën një kundërsulm për opozitën duke e sfiduar atë. “Opozita me komentet për dorëheqjen time konfirmon edhe një herë degradimin e saj politik. Fatkeqësi për ata vete, por edhe për qytetarët. I sfidoj ata e cilindo, tanimë që nuk do të jem më Ministër të provojnë akuzat e bëra ndaj meje si Ministër”- shkruan Xhafaj. Pjesa më kulmore duket se është për në fund ku mesazhi duket si i koduar. “Përbuz shpifjet e komentet neveritëse të kujtdo që nuk mund të kuptojë dot se ka edhe njerëz në politikë, që mund të jenë të lirë e vetvetja, në çfarë mendojnë e çfarë bëjnë. Ligësinë e pafytyrësinë e tyre thjesht e neveris me heshtjen time. Koha mbetet gjykatësi më i mirë për cilindo” - thotë Xhafaj. Fatmir Xhafaj thotë se është një “njeri i lirë dhe vetëvetja”, por vetëm pak orë më parë në një takim në Lushnje, kryeministri Rama thoshte se “njerëzit e lirë në një parti që qëllojnë me gurë shtëpinë e tyre duhet të largohen”. [video width="640" height="640" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/10/rama-per-lirine.mp4"][/video] “Kur hyn në një parti, nuk i bën dot të gjitha siç i bëje përpara. Unë që kur hyra në parti hoqa dorë nga ideja që mund të shkoja prapë në plazh nudo. Por ka edhe të tjera. Diskutojmë ne me njëri tjetrin dhe ndonjëherë kemi ndonjë shok që thotë: “Unë jam njeri i lirë”. Jo mo se nuk je njeri i lirë. Je njeri i lirë ta thuash, këtu dhe ta diskutojmë këtu, por nuk je njeri i lirë të dalësh atje dhe t’i gjuash me gurë shtëpisë ku jemi bashkë se nuk ka kuptim. Nëse do që t’i gjush me gurë shtëpisë, ik se nuk je i shtëpisë”- thotë Rama. Këto dy mesazhe janë një shkëmbim i qartë i përplasjes Rama-Xhafaj brenda qeverisë që çoi në largimin e këtij të fundit. Mbi arsyet e përplasjes mes tyre janë dhënë shumë versione, por siç thotë edhe vetë Xhafaj, “koha” që për të mbetet “gjykatësi më mirë” do të zbulojë edhe atë që ndodhi këtë fund tetori në selinë rozë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI