Flash

Ndërron jetë qeni i familjes mbretërore

Lapsi.al 27 October 2018
Ndërron jetë qeni i familjes mbretërore

Qeni i preferuar i Mbretëreshës Elisabeth, Whisper, të cilin e kishte adoptuar në 2016-n, është ndarë nga jeta.

Mbretëresha është detyruar t’i thotë ‘lamtumirë’ Whisper-it, qenit të saj, i cili ishte 12 vjeç.

Whisper ishte ekzemplari i fundit i racës corgi, aq shumë të dashur për sovranen. Gjithsesi, për t’i bërë shoqëri, mbeten edhe dy qen: Candy e Vulcan, të cilët janë rraca të miksuara nga kryqëzimi i corgi-t me bassotto-n.

Sipas “Daily Mail”, pas vdekjes së Willow, 12-vjeçari Whisper ishte kthyer në të preferuarin e mbretëreshës.

Ajo e kishte trashëguar qenin në 2016-n nga Bill Fenwick, ish-mbikqyrësi i gjuetisë së Sandringham, kur vdiq.

“Vitet e fundit, mbretëresha dhe Whisper ishin lidhur aq shumë, saqë qeni e ndiqte edhe nëpër dhoma”, ka thënë një burim pranë Buckingham Palace.

“Sa herë ngordh një corgi, për mbretëreshën është një goditje e rëndë.”

Whisper ngordhi në kështjellën e Windsor, pasi u sëmur disa javë më parë. Nuk u mor vesh sëmundja që shkaktoi ngordhjen e tij.

Por, mbretëresha ka humbur shumë corgi për shkak të kancerit, sëmundje nga e cila ngordhi edhe Willow, të cilin sovrania vendosi ta ‘vërë në gjumë’ për të mos e parë më që vuante.

Qenin e parë të racës corgi, Mbretëresha e ka pasur kur ishte 18 vjeçe në 1944-n, dhe të fundit e humbi 74 vite më pas.

Të këshilluara

Bebe Rexha, thyen rekordin në Billboard

'Meant to Be' e Bebe Rexhës ka shënuar historinë. Projekti i saj në bashkëpunim me Florida Georgia Line ka arritur diçka të rrallë në industrinë e muzikës.Pë...

16:35

Erand Sojli rikthehet në Portokalli

I njohur për rolet si ‘Naqja’ ‘Xhixh merimanga’ etj aktori i humorit Erand Sojli prej disa kohësh i ka munguar skenës shqiptare. Megjithëse ka nisur një jetë...

16:11

Tim Cook: Jam krenar që jam gay

Katër vite me parë, Tim Cook u bë drejtori i parë i një kompanie të madhe që doli hapur si homoseksual. Biznesmeni thotë se është i lumtur vendimin e tij. ...

15:40

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI