Flash

MotoGP/ Phillip Island ka një padron, Marquez e ndihmon edhe shiu për pole position

Lapsi.al 27 October 2018
MotoGP/ Phillip Island ka një padron, Marquez e ndihmon edhe shiu për
Marc Marquez është i pandalshëm. Spanjolli i Honda ka marrë pole position në Çmimin e Madh të Australisë, duke shfrytëzuar një kohë të paqendrueshme, për të kronometruar 1:29.199. Në Phillip Island kualifikueset janë kondicionuar nga një shi i lehtë, kushte optimale për kampionin e ri të botës që ishte i aftë të bënte diferencën. Radha e parë kompletohet nga Yamaha e Vinales e Zarco. Nuk shkoi si shpresonte Andrea Iannone: planet e tij janë shkatërruar nga shiu, që nisi kur semafori i gjelbër ishte hapur. Piloti i Suzuki, që kishte dominuar sesionin e fundit të provave të lira, duhet të kënaqet me radhën e dytë e vendin e katërt, që nuk ishte në parashikimet e tij, por e lejon ta shohë garën me optimizëm. Qielli i Phillip Island i ka dhuruar Marc Marquez kushtet ideale për të bërë diferencën dhe ashtu ndodhi. Kampioni i botës, i aftë të drejtojë motorin e tij në asfaltin e lagur e të rrëshqitshëm, i ka marrë 3 të dhjetat një Vinales në formë brilante. Yamaha tregon rritjen me vendin e dytë e të tretë të radhës së parë që u kompletua nga Zarco.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI