Flash

Kunja e hidhur e Xhafës për Ramën dhe Tahirin në deklaratën e largimit

Lapsi.al 27 October 2018
Kunja e hidhur e Xhafës për Ramën dhe Tahirin në

Largimi, ose zyrtarisht dorëheqja e Fatmir Xhafës nga posti i ministrit të Brendëshëm u shoqërua nga një deklaratë në dukje amorfe, ku nuk shpjegohej asnjë nga arsyet konkrete të "përfundimit të parakohëshëm të misionit". Por gjithësesi, po të kalohet në filigran teksti i ish ministrit, përmban një mesazh të nëndheshëm për publikun. Ai deklaron se në krye të një ekipi me integritet dhe profesionalizëm  "kemi mundur të arrijmë suksese shumë të rëndësishme në forcimin e rendit dhe sigurisë në vend, disa prej tyre të konsideruara të pamundura për vite të tëra". Xhafa nuk e specifikon se cilat janë këto suksese po e rëndësishme në këtë frazë është fakti që ai theskon se ato konsideroheshin të pamunduara edhe në kohën që drejtonte ministri i brendëshëm më jetgjatë i demokracisë, Tahiri, me mbështetjen e plotë të Ramës. Pra kjo dyshe që ka drejtuar rendin 3-fishin e periudhës që e udhëhoqi Xhafa, sipas tij, ashtu si paraardhësit, ka dështuar.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI