Flash

Jenna Dewan kërkon kujdestari të përbashkët për vajzën pas firmosjes së divorcit me Channing Tatum

Lapsi.al 27 October 2018
Jenna Dewan kërkon kujdestari të përbashkët për

Pas 6 muajsh të ndarë, balerina e njohur Jenna Dewan ka firmosur zyrtarisht divorcin nga bashkëshorti i saj Channing Tatum.

37-vjeçarja është fotografuar teksa mbërriti në LA për Halloween, e veshur sportive. Me syze dielli dhe rroba të rehatshme, Jenna dukej disi e shpërqendruar, pasi po atë ditë kishte nënshkruar ndarjen përfundimtare nga aktori 38-vjeçar.

Sipas burimeve të afërta të saj, Jenna dëshiron kujdestarinë e përbashkët ligjore dhe fizike të vajzës Everly, dhe gjithashtu mbështetjen financiare të ish-bashkëshortit.

Shkaku për divorc është cilësuar si ‘dallime të papajtueshme’ dhe aktorja gjithashtu ka kërkuar që të rikthejë mbiemrin e saj Dewan pasi kishte marrë atë Tatum.

Përgjigjja e Tatum ndaj kërkesës së divorcit tregon se ai dëshiron gjithashtu kujdestarinë e përbashkët, një shenjë se këto procedura po ecin në mënyrë miqësore mes dyshes.

Javën e kaluar u raportua se Channing Tatum është lidhur me këngëtaren Jessie J, vetëm gjashtë muaj pasi ndarjes.

Jenna e ka pritur mirë këtë dhe po vazhdon të ecë përpara. Sipas burimeve, ajo është duke u njohur me dikë dhe ai nuk është personazh i famshëm.

Të këshilluara

Ndërron jetë qeni i familjes mbretërore

Qeni i preferuar i Mbretëreshës Elisabeth, Whisper, të cilin e kishte adoptuar në 2016-n, është ndarë nga jeta. Mbretëresha është detyruar t’i thotë ‘lamtumirë...

09:32

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI