Flash

Debati Robert-Tuna, flet për herë të parë Patris Berisha

Lapsi.al 27 October 2018
Debati Robert-Tuna, flet për herë të parë Patris Berisha

Tuna do të jetë e ftuar mbrëmjen e së shtunës në emisionin “Xing me Ermalin”! Por surpriza është se ajo shoqërohet nga partneri i saj, Patris Berisha, me të cilin ka edhe një vogëlush që quhet Tian.

Patrisi përfitoi nga momenti në media, për të thënë fjalën e tij në lidhje me mosmarrëveshjet mes partneres së tij, Tuna me të vëllain, Robert Berisha. Dhe duket se Patris e ka bërë zgjedhjen e tij, pikërisht të qëndrojë krahas djalit dhe Tunës, duke theksuar se s’ka asgjë më të rëndësishme se ata.

“Vllau e ka vendin e vet, gruaja e ka vendin e vet. Unë tani kam familjen time dhe s’më intereson asgjë tjetër” – tha Patris Berisha.

Me 25 maj 2018, Robert Berisha zbuloi në media mosmarrëveshjet me partneren e së vëllait i ftuar në emisionin “Rudina”.

“Me Tunën nuk shihemi. As nuk dua që të takohemi. Nora është 15 vite në skenën shqiptare dhe ka shumë fansa si në Kosovë e në Shqipëri. Për Patrisin e Tianin, e jap jetën. I kërkoj shumë falje Patrisit se nuk ishim në atë ditëlindje dhe nuk do të kemi mundësi në asnjë ditëlindje” – tregoi Robert Berisha duke justifikuar mungesën e tij dhe të Norës, në ditëlindjet e nipit.

Ndërsa Tuna, reagoi për herë të parë në një intervistë për “Prive” me 29 shtator 2018, ku tregoi se Nora dhe Roberti nuk kanë asnjë farë vlere për të.

“Nuk e kam komentuar për arsye se për mua nuk kanë vlerë, e vetmja gjë që ka vlerë për mua në këtë fazë është familja ime. Familja ime nënkupton: unë, Patrisi dhe Tian. Kështu që të gjithë të tjerët janë të parëndësishëm në jetën time, vendimet e tyre janë të parëndësishme. Ne jetojmë në një shtet të lirë, mediat i japin hapësirë gjithkujt. Kushdo mund të shprehë mendimin e lirë, unë për vete nuk kam kohë për këto gjëra. Në intervista dal për projektet personale, të tjerët janë të parëndësishëm.” – u shpreh Tuna Sejdi.

Të këshilluara

Ndërron jetë qeni i familjes mbretërore

Qeni i preferuar i Mbretëreshës Elisabeth, Whisper, të cilin e kishte adoptuar në 2016-n, është ndarë nga jeta. Mbretëresha është detyruar t’i thotë ‘lamtumirë...

09:32

Bebe Rexha, thyen rekordin në Billboard

'Meant to Be' e Bebe Rexhës ka shënuar historinë. Projekti i saj në bashkëpunim me Florida Georgia Line ka arritur diçka të rrallë në industrinë e muzikës.Pë...

16:35

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI