Flash

“Deutsche Welle”: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri?

Për javë të tëra, imazhet e turmave të shqiptarëve që protestojnë në rrugë janë përhapur në të gjithë botën. Protestuesit thonë se po luftojnë për demokraci. Kryeministri Edi Rama këmbëngul se lëvizja është pjesë e një lufte hibride.

20:55

Vijon Gjushi Show. Pas akulloreve dhe kurvave zbulohet dhe Toçi

Lapsi.al 26 October 2018
Vijon Gjushi Show. Pas akulloreve dhe kurvave zbulohet dhe Toçi

Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD-së Lulzim Basha ndaj tij, duke shpërthyer madje në fyerje. Duke iu përgjigjur Bashës, që e cilësoi ‘peshk i madh’, Dako e quan kreun e PD ‘peshk rezervati’ që nuk hahet dot.

Duke iu drejtuar Bashës, Dako thotë se nuk e voton askush madje e këshillon ta harrojë Durrësin, Shijakun dhe Krujën.

 Më tej kreu i Bashkisë së Durrësit e kërcënon me një padi në prokurori kreun e PD-së.

“O Lulëzim Basha! Ti duhet t’i harrosh Durrësin, Shijakun dhe Krujën. Sepse dikur edhe votonin për Saliun e për PD, po për toçin e Saliut votojnë vetëm nostalgjikët e PD dhe aq! Ti duhet ta kuptosh që s’ke vota o Lulëzim dhe s’ta kam fajin as unë, as durrsakët, as shijaksit as krutanët. NUK KE VOTE! Je një peshk rezervati që nuk hahesh dot dhe hidhu përpjetë sa të dush me kaseta me telefonata e me sajesa vemjesh. TY NUK TE BESON ASKUSH o toçi i Saliut që i hap telefonin vetëm kunatit.

Kurse mua më besojnë se ju hap telefonin të gjithëve dhe s’i kam duart as me gjak, as me zhul eurosh si puna jote! Ti vazhdo dil e shpif përditë jo krimi, jo droga, jo leku jo byreku, se ka ardh koha t’i marr edhe ca lekë unë nga thesi që të mban kunati ty. Do shihemi në gjyq bashkë ose në fakt jo, se ti merr raport mjekësor kur të thërret gjykata. Toç!”, shkruan Dako me një stil ironik dhe metaforik që të sjell ndërmend më shumë shefin e tij se sa bagazhin stilistikor të Gjushit.

Dako Fb

Emri i kryebashkiakut të Durrësit doli në hetimet e prokurorisë për grupin kriminal të Avdylajve dhe nga përgjimet e publikuara mbrëmjen e kaluar nga News24, rezultoi se Dako kishte komunikim dhe bashkëpunim me Altin Avdylin i ashtuquajturi “Niçja”, i arrestuar gjatë operacionit “Vol-co 4”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI