Flash

VIDEO/ Flet zëdhënësi i kryeprokurores Arta Marku: Hetim për atë që nxori përgjimet e Dakos

Lapsi.al 26 October 2018
VIDEO/ Flet zëdhënësi i kryeprokurores Arta Marku: Hetim për

Zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme, Denion Ndrenika, ka folur në emisionin Java në RTSH në lidhje me dosjet e fundit që organi i akuzës ka dërguar në gjykatë. Ai konfirmoi faktin se “Dosja 339” ku është përfshirë dhe kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është ende e hapur, por ai shtoi se do të ketë edhe një hetim tjetër për ata që kanë nxjerrë fashikuj të kësaj dosjeje në media. Sipas tij nxjerrja e fashikujve në media është thyerje e sekretit hetimor dhe dënohet nga Kodi Penal.

“Natyrisht që ne duhet të kemi një informim të plotë për të zbuluar se kur dhe nga kush kanë dalë materialet e përgjimet në të cilat përmendet kreu i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako apo edhe të dhëna të tjera që i përkasin hetimeve të fundit. Është regjistruar një procedim për nxjerrjen e të dhënave sekrete parashikuar nga Neni 295/a i Kodit Penal.

Nuk e di se nga rrjedhin informacionet, por them se do të ketë një hetim të plotë dhe ligji është shumë i qartë. Ne kemi ndërhyrë na pak raste në emisione televizive kur na është kërkuar duke respektuar elementët hetimorë. Çështja është shumë e thjeshtë: kjo është një çështje nën hetim dhe nuk ka asgjë tjetër që mund të them” – tha Ndrenika. ©LAPSI.al

Zëdhënësi i Prokurorisë për dosjen 339 on Vidnews.

Të këshilluara

Aksident në Pogradec, humb jetën 41-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lin – Pogradec mbrëmjen e kësaj të premte, ku si pasojë e përplasjes së një motoçiklete nga një automjet, ka humbur jet...

21:40

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI