Flash

(VIDEO) Arrestohet i kërkuari për trafik droge në Vlorë

Lapsi.al 26 October 2018
(VIDEO) Arrestohet i kërkuari për trafik droge në Vlorë

Një 45-vjeçar i kërkuar për trafik droge është arrestuar në kuadër të operacionit "Forca e Ligjit" në Vlorë.

Në pranga u vu Gazmir Mehmetaj, lindur në Treblovë dhe banues në Vlorë.

Ai u arrestua në lagjen "Pavarësia", në Vlorë.

'Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë ka dërguar urdhrin për ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë nr.270, datë 29.05.2017, e cila këtij shtetasi i ka caktuar masën e sigurimit personal "Arrest me burg" për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve" kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 283/a/2, 22 të Kodit Penal.' - njofton policia.

Ngjarja i referohet një procedimi penal në vitin 2013, ku bëhet fjalë për konstatimin e një sasie lënde narkotike në "Luginën e Vilunit" Shkodër.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI