Flash

"Të Paekspozuarit" akuzon Tv Klan: "Manipuloi përgjimin në favor të Vangjush Dakos"

Lapsi.al 26 October 2018
"Të Paekspozuarit" akuzon Tv Klan: "Manipuloi përgjimin

Një betejë e madhe është zhvilluar dje lidhur me ekskluzivitetin e përgjimeve të Vangjush Dakos me grupin e Abdylajve. Kush i kishte ato të sakta dhe cili do t'i transmetonte i pari. Në këtë garë të ethshme është futur emisioni "Të Paekspozuarit" dhe televizioni Klan. Programi i Ylli Rakipit, pas një pune të gjatë për të vërtetuar origjinalet e përkthimeve të prokurorisë, i kishte planifikuar ato në ora 21 oo, por TV Klan ia mori në kthesë në lajmet e orës 19 30. Klan rrëmbeu "scoop-in" që kishte përgatitur Rakipi duke i botuar përgjimet rreth 1 orë e gjysëm më parë. Por gjëja që binte në sy, duke parë dokumentat, ishte se tek TPZ ato ishin si dokumenta prokurorie, me kokë madje dhe me firma dhe vula, ndërsa në Klan vetën si transkriptime bisedash.

Ky detaj, në fakt më i parëndësishmi, ka hedhur dyshime mbi origjinalitetin. Dhe nga këtu është nisur TPZ.al, faqja e emisionit të Ylli Rakipit, për të akuzuar Klanin se ka manipuluar dokumentin:

"Në fund të bisedës mes Altin Avdylit (pjestarit të bandës të akuzuar për trafik narkotikësh) dhe një personi tjetër, përmendet Vangjushi. Personi i paidentifikuar i thotë Avdylit, që t’i kërkojë Vangjushit para, që disa persona të “votojnë”. Por në versionin e publikuar nga Tv Klan, fjala “votojnë”, është zëvendësuar me “…tojnë (nuk kuptohet!)”.

Shpjegimi se kjo fjalë nuk kuptohet, është i çuditshëm, pasi dokumenti i dalë në media, është transkript në tekst dhe jo një audio. Ai është lehtësisht i dallueshëm, siç mund ta shihni më poshtë në versionin e pubikuar nga “Të Paekspozuarit”.

Versioni i TV Klan:

Versioni i plotë origjinal:

Dyshime ngjall sipas TPZ.al se te dokumenti i Klan është manipuluar pikërisht kjo fjalë, që i jep edhe kontekst bisedës dhe e lidh atë me zgjedhjet. Biseda e zhvilluar mes këtyre personave, ka ndodhur vetëm një ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017. Por, në përgjimin e publikuar nga Klan, nuk ka një datë. Pra, duke mos patur datën dhe duke hequr fjalën “votojnë”, biseda e humbet thuajse tërësisht kontekstin që e lidh me zgjedhjet", shkruan TPZ, e cila e akuzon Klan se i ka shërbyer interesave të Dakos.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI