Flash

Sherr mes Ilary Blasi dhe Fabrizio Corona live në emision (Video)

Lapsi.al 26 October 2018
Sherr mes Ilary Blasi dhe Fabrizio Corona live në emision (Video)

Dukej një tentativë për t’u pajtuar, por në fakt përballja mes moderatores Ilary Blasi dhe Fabrizio Corona-s në “Big Brother Vip”, përfundoi në një përplasje plot akuza në transmetim direkt.

Teksa po diskutonin, Ilary përmendi atë që i kishte bërë Corona 13 vite më parë.

Në atë kohë moderatorja ishte shtatzënë dhe Corona publikoi fotot që tregonin tradhtinë e bashkëshortit të saj të ardhshëm Francesco Totti-t, pak ditë para dasmës.

“E bëre në një moment që unë isha gati për t’u martuar dhe shtatzënë me fëmijën tim të parë”, thotë ajo.

“Ne kemi ecur para, je ti ai i cili ke mbetur prapa. E gjithë Italia e ka kuptuar se ti përhap lajme të pavërteta. Nuk e ha unë këtë. Ti duhet të mbash përgjegjësi për atë që thua, nuk mund të vish këtu dhe të bësh show. Mirupafshim Fabrizio dhe gjithë të mirat”, e mbylli fjalën Ilary duke u hakmarrë kështu ndaj Corona-s.

Diskutimi u duk si një fitore e madhe për moderatoren e cila mori duartrokitje pa fund nga publiku.

Por Corona nuk e la me kaq, pasi pak minuta më vonë ai publikoi një video në Instagram, ku e kërcënonte për faktin se nuk i dha të drejtë të replikonte dhe i mbylli mikrofonin:

“Tani do ta shohësh se çfarë do të bëj, do të të them të vërtetën siç duhet thënë!”

“Unë kisha sjellë lule jashtë, në vendin ku u sulmova dhe u censurova dhe ku me turp ma fikën mikrofonin për të luftuar një luftë personale në një televizion publik. Isha përgatitur për një shaka. Doja t’i thosha hajde të bëjmë një xhiro me biçikletë, le të shkojmë të hamë një pizza, por fatkeqësisht respekti dhe mirësia nuk të çon askund dhe tani, po mendoj se çfarë të bëj sepse nuk jam si të tjerët”.

Të këshilluara

Bella hedh hapin e madh me The Weeknd

Bella Hadid është vetëm 22-vjeç dhe ka marrë propozimin që tashmë të zhvendoset të jetojë në shtëpinë e këngëtarit 28-vjeç në Neë York. Ai bën një jetë shumë lu...

12:10

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI