Flash

“Deutsche Welle”: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri?

Për javë të tëra, imazhet e turmave të shqiptarëve që protestojnë në rrugë janë përhapur në të gjithë botën. Protestuesit thonë se po luftojnë për demokraci. Kryeministri Edi Rama këmbëngul se lëvizja është pjesë e një lufte hibride.

20:55

Rritje pagash/ Ministri Ahmetaj: Cilët përfitojnë

Lapsi.al 26 October 2018
Rritje pagash/ Ministri Ahmetaj: Cilët përfitojnë

Duke nisur nga viti 2019 qeveria ka premtuar rritje pagash për disa kategori, duke nisur nga sistemi shëndetësor, arsimor, sistemi penitenciar apo dhe diplomacia.

Ministri i Financave Arben Ahmetaj pohoi se fondi shtesë për pagat në sistemin e shëndetësisë është 1 miliard lekë. Ndërkohë, për arsimin do të shkojnë 1.5 miliardë lekë.

“Lajm i mirë është rritje e pagave; shëndetësi, arsim, mbrojtje, sistemi penitenciar dhe trupi diplomatik i Shqipërisë në vendet e ndryshme. Në Shëndetësi përfitojnë 4650 mjekë dhe 13745 infermierë me një fond vjetor mbi 1 mld lekë. Në arsim përfitojnë 35783 staf mësimor me një fond vjetër 1.5 mld lekë. Në sistemin 6560 policë të burgje me një fond 600 e ca mln lekë në vit. Do ketë rritje të ndeshmë të pagave për diplomatët shqiptarë prej 20 %”, - tha Ahmetaj në një konferencë për shtyp.

Ministri i Financave njoftoi se rritje pagash do të ketë edhe për mëseusit dhe se investime spektakolare po bëhen për mbylljen e akseve nacionale rrugore, mes tyre edhe bypass-et e Fierit dhe Vlorës.

“Do përfitojnë 30 mijë familje me një fond prej 2 miliardë lekësh. Përsa i përket paketës fiskale, tentojnë lehtësim të barrës, mbi 15 mijë punonjës përfitojnë nga ulja e tatimit. Arsimi do vazhdojë të jetë mbi 3% të PPB, do ketë rritje të pagave të mësuesve tek 7% . Do vijojë dhurimi i librave falas për nxënësit. Transporti falas për 28 mijë nxënës dhe 10 mijë mësues. Do vazhdojnë projekte të reja shkollash.

Do vazhdojnë akset rrugore nacionale, rruga e Arbrit, kemi më pas një seri segmentesh rrugore. Do ketë një investim spektakolar me standartet më të mira europiane. Vitin që vjen do mbarojnë bajpaset e Fierit dhe Vlorës,” u shpreh Ahmetaj.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI