Flash

PD: Gënjeshtra tjetër e qeverisë, ndalimi i personave të dënuar që të përfitojnë tendera

Lapsi.al 26 October 2018
PD: Gënjeshtra tjetër e qeverisë, ndalimi i personave të

Deklaratën e sotme të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, se Këshilli i Ministrave miratoi një paketë të ndryshimeve ligjore që ndalon përfitimin e të mirave publike nga persona të dënuar për një sërë veprash të rënda penale që lidhen me krimin e organizuar, trafikimin dhe terrorizmin dhe korrupsionin, Partia Demokratike e quan tallje të qeverisë me shqiptarët.

Përmes një deklarate publike nga selia e PD këshilltari Ligjor i PD Gazment Bardhi, u shpreh se nuk ka asnjë iniciativë të re nga qeveria për të ndaluar personat përgjegjës për vepra penale për të përfituar të mira publike.

"Ministrja e Drejtësisë e di se ligji që ndalon personat e përfshirë në krimin e organizuar të mos përfitojnë tendera dhe koncesione është në fuqi prej vitit 2006. Neni 45 i Ligjit për Prokurimin Publik përcakton se organet shtetërore duhet të përjashtojnë nga një procedurë prokurimi çdo person për të cilin ka të dhëna se ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për pjesëmarrje në organizata kriminale." - u shpreh Gazment Bardhi.

Ai ‘hapi’ dosjen me tenderat që, sipas tij, janë dhënë në mënyrë abuzive nga qeveria ‘Rama’.

"•Miku i Taulant Ballës, Edmond Bega, që ka përfituar 14 milionë euro nga punë publike, si dhe leje dhe licensa,

•Klement Balili, në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, ka përfituar 77 tendera, nga të cilat 30 pa garë.

•Edison Sali, anëtar i bandës së Agron Xhafaj, ka përfituar 12 tendera gjatë qeverisë së Edi Ramës.

Këta shembuj dhe plot shembuj të tjerë janë prova se Edi Rama, i kapur në flagrancë, po bën makiazh me ligje fasadë për të fshehur të vërtetën e bashkëqeverisjes së tij me krimin dhe pasurimin e krimit me paratë e shqiptarëve”, u shpreh Bardhi.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI