Flash

Komisionieri Publik kërkon shkarkimin e gjyqtarit Artur Malaj

Lapsi.al 26 October 2018
Komisionieri Publik kërkon shkarkimin e gjyqtarit Artur Malaj

Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK-së i cili rikonfirmoi në detyrë Artur Malaj, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

Vetë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit rekomandoi ankimimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të datës 3.8.2018

"Në vlerësimin e Komisionerit Publik, në rastin konkret, nuk krijohet bindja se subjekti i rivlerësimit ka deklaruar saktësisht dhe plotësisht pronat në përdorim apo posedim të tij dhe të personave të tjerë të lidhur me të, si dhe nuk ka arritur të argumentojë burimin e ligjshëm të pasurive dhe të të ardhurave të krijimit të tyre nga personat e tjerë të lidhur, me qëllim arritjen e një niveli të besueshëm të vlerësimit të pasurisë, sipas nenit 59/1, të ligjit nr. 84/2016" thuhet në njoftimin për media të Komisionerit Publik.

Komisioneri Publik,kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, që në përfundim të gjykimit të çështjes në seancë publike të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 62, datë 3.8.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të shkarkojë nga detyra subjektin e rivlerësimit, z. Artur Malaj.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI