Flash

I vë zjarrin banesës dhe mbyll derën, rrezikon jetën e nënës dhe motrave 45-vjeçari në Fier

Lapsi.al 26 October 2018
I vë zjarrin banesës dhe mbyll derën, rrezikon jetën e

Mëngjesin e sotëm rreth orës 01:12 në lagjen '8 shkurti' të Fierit, një zjarr ka rënë në banesën e 69-vjeçares F.D.

Dyshohet se ka qenë djali i saj 45-vjeçar A.D. që i ka vënë flakën banesës teksa po largohej, madje ka mbyllur edhe derën e banesës. Shërbimet e policisë dhe zjarrfiksja bënë të mundur nxjerrjen e të moshuarës dhe dy motrave të 45-vjeçarit, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Policia thotë se shtetasja F.D dhe vajzat e saj D.D, 38 vjeçe dhe B.D, 24 vjeçe, kanë shfaqur shenja asfiksie dhe u dërguan në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI