Shkaktoi jo pak bujë arrestimi i trajnerit të kombëtares së femrave Armir Grima, i akuzuar si i përfshirë me me grupin e Bajrajve të Shkodrës.

Pjesë e këtij grupi ishte edhe boksieri Asmer Bilali. 29 vjeçari lindur dhe banues në Shkodër, kampion boksi në vitin 2012 Astmer Bilali i vetëm nga katër kuqezinjtë që mundi të kualifikohej një tur në turneun kualifikues të Lojërave Olimpike “Londër 2012”.

I arrestuar si pjesë e këtij grupi ishte edhe ish-portieri i Besëlidhjes së Lezhës, Fabiol Rexhepi.

Pak ditë më parë, policia vuri në pranga 34 persona që u arrestuan gjatë operacionit “Volvo 4”. Mes tyre, ishin edhe kampioni i botës në mundje, Elis Guri. Ai akuzohet se ka bashkëpunuar në trafikun e drogës.

Përveç Gurit u arrestua edhe edhe arbitri anësor në Kategorinë Superiore, Paulin Simoni.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur që të lirojë 10 persona, por Simoni dhe Guri do të vazhdojnë të qëndrojnë në burg. LAPSI.al