Flash

E gjykuan për ashpërsinë me konkurentët në emision, reagon Renato: Duhet për...

Lapsi.al 26 October 2018
E gjykuan për ashpërsinë me konkurentët në emision,

Është vetëm fillimi… Kështu duket të jetë spektakli i ri i gatimit në Top Channel, në krye të të cilit vjen edhe një herë në ‘lëkurën’ e tij të ashpër e kërkuese shef Renato. Sonte është nata e dytë e “Kuzhinës së Djallit” – ajo që në të vërtetë u kuptua që ishte e tillë qysh në natën e parë.

Formati i cili ka tërhequr me mijëra ndjekës në më shumë se 40 vendet ku është shfaqur, do të transmetohet këtë sezon edhe në Top Channel.

Por pjesa e parë dhe sidomos java e parë, për shef Renaton nuk paska qenë edhe aq fatlume sa ç’mendonim. Në fakt, reagimi i ashpër i Renatos me pothuaj të gjithë konkurrentët në garë u komentua gjatë në rrjet, madje, me gjithë njohjen e kësaj formule, fansat kanë bindjen se Renato është një shef që ‘nuk bëhet’, një shef i ashpër që ngre zërin edhe për gabimin më të vogël.

Por, në të vërtetë, nuk është kështu. Në një prononcim të fundit për revistën Class, shef Renatos i erdhi radha të mbrohet. Ai thotë se “Kuzhina e Djallit” është një format i cili e lejon këtë lloj komunikimi me publikun. Sepse, që të jemi të sinqertë, flitet edhe ashpër në kuzhinën e vërtetë, në të mirë të klientëve që të kanë besuar shijen e tyre. Edhe Renato, të gjithë energjinë e çliron për të lënë të kënaqur klientët me gatimet e konkurrentëve.

Megjithatë, siç tha ai, e gjithë java ka qenë masakër: “Masakrim komplet… “ – thotë Renato pas pyetjes si ishte pritja e programit të parë: “Një javë ka kaluar dhe çdo ditë në media shkruhet, gjithsesi unë jam i qetë dhe jam shumë mirë”,– shton pa të keq.

Por gjatë gjithë javës, në rrjet ka pasur komente pa fund për shefin, i cili u kishte munguar shumë njerëzve në ekran: “E dua publikun, sepse më mbështet dhe më ka mbështetur çdo herë”, – shton Renato.

Renato sqaron se formati dhe televizioni, shpeshherë diktojnë te publiku një profil “të rremë” të personazhit, por duhet të dimë ta ndajmë, thekson ai, atë që përfaqësojmë në ekran dhe atë që jemi në të vërtetë: “Unë jam shumë kërkues në punë, nuk toleroj, sado që mund ta tejkaloj ndonjëherë limitin. Ndërsa jashtë pune jam njeri shumë normal dhe i qetë.”

“Ky është një format i blerë në të cilin zbatohet gjithçka, ndërsa sa i përket shefit – çdo shef është pak i çmendur dhe patjetër që reagon në kuzhinë, por në mënyra të ndryshme” – thotë shefi.

Të këshilluara

Bebe Rexha, thyen rekordin në Billboard

'Meant to Be' e Bebe Rexhës ka shënuar historinë. Projekti i saj në bashkëpunim me Florida Georgia Line ka arritur diçka të rrallë në industrinë e muzikës.Pë...

16:35

Erand Sojli rikthehet në Portokalli

I njohur për rolet si ‘Naqja’ ‘Xhixh merimanga’ etj aktori i humorit Erand Sojli prej disa kohësh i ka munguar skenës shqiptare. Megjithëse ka nisur një jetë...

16:11

Tim Cook: Jam krenar që jam gay

Katër vite me parë, Tim Cook u bë drejtori i parë i një kompanie të madhe që doli hapur si homoseksual. Biznesmeni thotë se është i lumtur vendimin e tij. ...

15:40

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI