Flash

Dako: O Lulzim Basha je peshk rezervati. Toç i Saliut

Lapsi.al 26 October 2018
Dako: O Lulzim Basha je peshk rezervati. Toç i Saliut

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka reaguar pas deklaratës së Lulzim Bashws ndaj tij duke shpërthyer madje në fyerje.

Duke iu përgjigjur Bashës që e cilësoi ‘peshk i madh’ Dakon e quan kreun e PD ‘peshk rezervati’ që nuk hahet dot.

Dako thotë se Bashën nuk e voton askush madje e këshillon ta harrojë Durrësin, Shijakun dhe Krujën.

Më tej kreu i Bashkisë së Durrësit e kërcënon me një padi në prokurori kryedemokratin, duke i thënë se do t’i marrë sa lekët nga thesi.

“O Lulëzim Basha! Ti duhet t’i harrosh Durrësin, Shijakun dhe Krujën. Sepse dikur edhe votonin për Saliun e për PD, po për toçin e Saliut votojnë vetëm nostalgjikët e PD dhe aq! Ti duhet ta kuptosh që s’ke vota o Lulëzim dhe s’ta kam fajin as unë, as durrsakët, as shijaksit as krutanët. NUK KE VOTE! Je një peshk rezervati që nuk hahesh dot dhe hidhu përpjetë sa të dush me kaseta me telefonata e me sajesa vemjesh.. TY NUK TE BESON ASKUSH o toçi i Saliut që i hap telefonin vetëm kunatit.

Kurse mua më besojnë se ju hap telefonin të gjithëve dhe s’i kam duart as me gjak, as me zhul eurosh si puna jote! Ti vazhdo dil e shpif përditë jo krimi, jo droga, jo leku jo byreku, se ka ardh koha t’i marr edhe ca lekë unë nga thesi që të mban kunati ty. Do shihemi në gjyq bashkë ose në fakt jo, se ti merr raport mjekësor kur të thërret gjykata. Toç!”, shkruan Dako.

Emri i kryebashkiakut të Durrësit doli në hetimet e prokurorisë për grupin kriminal të Avdylajve dhe nga përgjimet e publikuara mbrëmjen e kaluar nga News24 rezultoi se Dako kishte komunikim dhe bashkëpunim me Altin Avdylin i ashtuquajturi “Niçja” i arrestuar gjatë operacionit “Vol-co 4”.

Basha kërkon hetim tjetër: Arta Marku e Donika Prela do mbajnë përgjegjësi (FOTO) 

Përgjimet me “trafikantët e Shijakut”/ Si u rrëzuan alibitë e Dakos në “Opinion” 

Dako Fb

Të këshilluara

Vritet me thikë një i ri në mes të Fierit

Një i ri u qëllua për vdekje me thikë në qendër të Fierit. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti, te vendi i quajtur “Zogu i zi”, ku edhe u gjet trupi i pa je...

17:10

Sa paguhen të famshmit shqiptar në Instagram

Personazhet e njohur që kanë më shumë ndjekës në Instagram, janë ata që përfitojnë më shumë dhe që paguhen për çdo postim-reklamë. Në listën botërore të “Pas...

17:30

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI