Flash

Cantona: "Mou nuk më bind, në pankinë dua Giggs"

Lapsi.al 26 October 2018
Cantona: "Mou nuk më bind, në pankinë dua Giggs"

Akoma kritika për José Mourinho, që vijnë nga figura të rëndësishme të Manchester United. Pothuaj të gjithë ish-futbollistët e Djajve të Kuq kanë dalë kundër portugezit e këtë herë radha ishte e Erica Cantona, që në Angli me United ka bërë histori. Francezi ka komentuar ashpër situatën në Old Trafford dhe humbjen e fundit me Juventus: “Është mënyra se si luan United që nuk më bind – ka pranuar francezi - Në futboll edhe mund të humbasësh, por të paktën ndonjë risk mund ta ndërmarrësh. Juventus fitoi me 70% të zotërimit të topit, e gjithë kjo nuk ka ndodhur kurrë me Ferguson në pankinë. Për Mourinho mund të them se nuk është njeriu i duhur për këtë tip pune”.

Cantona me Manchester United ka fituar 4 Premier League e 2 Fa Cup në 5 sezone, gjithnjë nën drejtimin e Sir Alex Ferguson. E për të ardhmen nuk është aspak optimist: “Po humbasim një gjeneratë talentesh, që nuk mund të inspirohen nga ky lloj futbolli. Shumë identifikohen me lojën aktuale të rivalëve të Manchester City, e kjo është e papranueshme”. Në fund ish-numri 7 ka treguar edhe preferencën e tij për pankinën e Djajve të Kuq: “Tek United nuk i japin asnjë shans ish-lojtarëve, që njohin filozofinë e klubit. Nuk e them se jam ambicjoz për atë pankinë, por sepse është e vërteta. Do më pëlqente të shihja Giggs aty”.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI