Flash

Berisha publikon SMS-në: Habilajt vazhdojnë punën në Vlorë, deri tani 9 të zhdukur

Lapsi.al 26 October 2018
Berisha publikon SMS-në: Habilajt vazhdojnë punën në

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari nga Vlora, i cili i shkruan se kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj gënjejnë kur thonë se Habilajve u janë sekuestruar pronat.

Ai shkruan se është hapur karburanti i tyre pranë spitalit të qytetit dhe është 24 orë në punë. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se Habilajnë u janë kthyer pronat dhe deri tani numërohen 9 të zhdukur.

Ish-kreu i qeverisë publikon këtë SMS: “Doktor, si s’ju vjen turpt funderinave ne Vlore rezultojne 9 te humbur dhe shteti dhe mediat s’flet se kane frik nga shume gjera. vene rrethojne SHKODREN pse s’jua mban te vine ne VLORE SE ESHTE BERE ME KEQ SE PALERMO VLORA dhe mbahet ne sqetullen e FATMIR ARGON XHAFES. O doktor e di qe te genjejne qe jane sekuastruar pronat e habilajve jane hapur karburanti i tyre te spitali eshte ne pune 24 ore. Mashtrimet Xhafes e Rames” – thuhet në SMS-në e publikuar nga Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Pogradec, humb jetën 41-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lin – Pogradec mbrëmjen e kësaj të premte, ku si pasojë e përplasjes së një motoçiklete nga një automjet, ka humbur jet...

21:40

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI