Flash

Basha kërkon hetim tjetër: Arta Marku e Donika Prela do mbajnë përgjegjësi (FOTO)

Lapsi.al 26 October 2018
Basha kërkon hetim tjetër: Arta Marku e Donika Prela do mbajnë

Lulzim Basha ka kërkuar një hetim tjetër për operacionin kriminal, sikurse e quajti planin e kryeministrit Rama, për të shtrirë në të gjithë vendin bashkëpunimin me krimin.

Basha ka publikuar një foto të kryeministrit Edi Rama me ish-kreun e Bashkisë Kavajë Elvis Rroshi dhe kreun e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, ndërsa shton më tej se ky i fundit është i pari që duhet të merret i pandehur. Lënia e tij i lirë edhe pasi pranoi mbrëmë publikisht bashkëpunimin me bandat për të dhunuar zgjedhjet sipas Bashës është shkatërrim i demokracisë dhe vdekje e drejtësisë.

Kryedemokrati paralajmëroi Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku dhe drejtuesen e prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela se nëse prishin provat do mbajnë përgjegjësi.

“Tashmë është e qartë për këdo se Edi Rama ka pasur një plan të mirëmenduar e të shtrirë anembanë vendit, për bashkëpunim me krimin për të vjedhur zgjedhjet. Duhet urgjentisht një hetim i posaçëm dhe i pavarur për këtë operacion kriminal. Vangjush Dako është i pari që duhet të merret i pandehur. Lënia e tij i lirë edhe pasi pranoi mbrëmë publikisht bashkëpunimin me bandat për të dhunuar zgjedhjet, është shkatërrim i demokracisë dhe vdekje e drejtësisë. Dua t’i kujtoj Donika Prelës dhe Arta Markut se dëmtimi i provave dhe manipulimi i hetimeve për krimet elektorale të Dakos, Ballës, Gjiknurit, Tahirit e të tjerë, është veprim i rëndë kriminal për të cilën ato do të mbajnë shpejt përgjegjësi deri më një. Kur prokuroria mbron krimin, ka rënë shteti." - u shpreh Basha.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI