Flash

5 persona në pranga për zjarret e 24 orëve të fundit në Fier

Lapsi.al 26 October 2018
5 persona në pranga për zjarret e 24 orëve të fundit në

Disa zjarrvënës janë arrestuar nga policia në Fier pasi kanë ndezur disa zjarre të shfaqura gjatë 24 orëve të fundit.

Tre persona u arrestuan në fshatin Kreshpan, ku teksa pastronin parcelat e tyre me ullinj u kanë vënë zjarrin sipërfaqeve me shkurre dhe barishte.

Flakët kanë dalë jashtë kontrolli për shkak të erës së fortë, duke djegur 99 rrënjë ullinj.

Një tjetër person u arrestua në fshatin Darzezë, pasi pranë stallës së tij u ka vënë zjarrin kallamishteve të kanalit kullues.

Era e fortë ka bërë që zjarri të përhapet në një sipërfaqe pyjore me pisha.

Ndërsa në Dukas të Patosit janë arrestuar dy banorë, që në përpjekje për të hapur kullotë duke djegur shkurre, kanë djegur 60 rrënjë ullinj në pronësi të dy bashkëfshatarëve të tyre.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI