Flash

Zv.ambasadori amerikan: Nuk ka viza për zyrtarë të korruptuar ndërsa për Gjin Gjonin...

Lapsi.al 25 October 2018
Zv.ambasadori amerikan: Nuk ka viza për zyrtarë të korruptuar

Gjatë fjalës së tij në një aktivitet në Fakultetin e Drejtësisë, zv.ambasadori i SHBA në Tiranë, Daniel Koski ka thënë se SHBA do vazhdojë të mbështesë shtetin ligjor në Shqipëri. Ai u shpreh gjithashtu se SHBA do të vazhdojë t’iu refuzojë vizat zyrtarëve të korruptuar.

“Si provë, do të vazhdojmë t’iu refuzojmë vizat zyrtarëve të korruptuar që janë të pamirëpritur në vendin tonë, për shkak të turpërimit që kanë sjellë mbi tuajin. Për këtë, gjithashtu, keni premtimin tonë” - tha Daniel Koski ndër të tjera.

“Vendosmëria e Shtetet e Bashkuara për të mbrojtur shtetin ligjor është e pathyeshme. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë kundër zyrtarëve të korruptuar që përdorin postet e tyre për përfitime vetjake.

Do të vazhdojmë të mbështesim vetting-un për çdo prokuror dhe gjyqtar, pa asnjë përjashtim. Për shembull, jemi dakord me Gjin Gjonin që leja e tij prindërore nuk duhet të shërbejë si një mënyrë që ai ta shmangë vetting-un” – tha numri “2” i ambasadës amerikane. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vangjush Dako si Rama: S'ka bir kurve që...

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako i ftuar në ‘Opinion’ për të sqaruar përgjimet në të cilat ai është kapur me grupet kriminale, ka zgjedhur të mbrohet me ...

21:19

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI