Flash

Vangjush Dako e pranon: Mund të mos jem më kryetar i Bashkisë së Durrësit

Lapsi.al 25 October 2018
Vangjush Dako e pranon: Mund të mos jem më kryetar i Bashkisë

Për herë të parë kryetari i Bashkisë së Durrësit pranon se po e mendon për të mos kandiduar pas 12 vitesh në krye të kësaj bashkie për një mandat tjetër në zgjedhjet e ardhshme. I pyetur në “Opinion”, Dako tha se ndoshta duhet të mendojë një punë tjetër.

“Në radhë të parë nuk e vendos unë kandidimin. Unë nuk e ndiej veten të lodhur, por mund ta shoh veten edhe në një pozicion tjetër, jo si kryetar i bashkisë së Durrësit. Nëse më jepet mundësia për të bërë diçka tjetër ndoshta më të mirë.

Jam apo nuk jam unë kandidat, unë do të drejtoj fushatën elektorale dhe do të jenë të 3 bashkitë e qarkut të Durrësit do të jenë të fituara nga PS” – tha Dako. Ai tha se nuk do ta japë dorëheqjen edhe nëse prokuroria do të hapë çështje ndaj tij derisa të vendosë gjykata për fajësinë e tij. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vangjush Dako si Rama: S'ka bir kurve që...

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako i ftuar në ‘Opinion’ për të sqaruar përgjimet në të cilat ai është kapur me grupet kriminale, ka zgjedhur të mbrohet me ...

21:19

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI