Flash

Tiranë/ Arrestohet pedofili i dënuar në Itali

Lapsi.al 25 October 2018
Tiranë/ Arrestohet pedofili i dënuar në Itali

Është arrestuar në Tiranë një 45-vjeçar italian i cili akuzohet për për abuzim seksual me të mitur.

Sipas vendimit të gjykatës italiane, Masimilliano Croce në periudhën 2007 – 2014 ka kryer krime kundër të miturve, abuzime me fëmijë, pedofili. Në vitin 2017 është dënuar nga kjo gjykatë me vendim të formës së prerë, me 16 vite burg, për veprën penale “Dhunë seksuale ndaj të miturve”.

Ky shtetas, gjatë periudhës së kryerjes së këtyre krimeve, ka shërbyer si mësues komuniteti për fëmijët e varfër dhe jetimë, në provincat e Romës dhe në qytetin e Romës.

Pas shkëmbimit të informacionit në kohë reale midis kolegëve italianë dhe Drejtorisë Hetimore Qendrore pranë Departamentit të Policisë Kriminale, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i autorit, i cili fshihej në një banesë me qira në një zonë periferike të Tiranës. Autori i arrestuar i fshihej drejtësisë italiane prej më shumë se 4 vitesh.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

“Deutsche Welle”: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri?

Për javë të tëra, imazhet e turmave të shqiptarëve që protestojnë në rrugë janë përhapur në të gjithë botën. Protestuesit thonë se po luftojnë për demokraci. Kryeministri Edi Rama këmbëngul se lëvizja është pjesë e një lufte hibride.

20:55

Me sytë katër

PAPARAZZI