Flash

Të paekspozuarit zbardh përgjimet origjinale/ Ja ç’bisedonte Dako me bandën e Avdulajve

Lapsi.al 25 October 2018
Të paekspozuarit zbardh përgjimet origjinale/ Ja
Emisioni “Të Paekspozuarit” ka arritur të zbulojë dhe të publikojë këtë të enjte bisedat që zhvillon kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako me pjestarë të bandës së Avdylajve pak ditë para dhe pas zgjedhjeve të 25 qershorit 2017. Në emisionin e Ylli Rakipit janë treguar dy nga mbi 20 bisedat që mendohet se janë në dosjen e prokurorisë që mban numrin 339. Dako del një herë kur trafikantët flasin për të dhe herën tjetër kur ai me numrin personal të celularit që përfundon me shifrat 99 300 i telefonon numrit 2 të grupit, Altin Avdyli (që e thërrasin Niçja) në 26 qershor 2017. Dyshimet që lindin nga këto biseda janë se ai e ka përdorur bandën shijakse të trafikut të kokainës për qëllime elektorale të PS-së duke vërtetuar kështu tezën e opozitës se Rilindja i ka toleruar bandat duke kërkuar si këmbim ndihmën e tyre në zgjedhje. Prej më shumë se dy vitesh PD insiston se në përgjimet e nisura nga Gjermania, për të cilat prokuroria shqiptare ka filluar çështjen në Dhjetor 2016 ka dalë edhe emri i kryebashkikaut të qytetit të dytë më të madh në vend. Lexo me tej:

Përgjimi i Avdylajve/ Thuaj Vangjushit ti japim ndonjë lek që të votojnë

Dokumenti/ Berisha nxjerr dosjen e prokurorisë: Përgjimi që është fshehur për Dakon

Vetë kjo dosje që mori emrin “NR 339” ka një odise të veçantë. Ajo fillimisht iu caktua prokurorit Anton Martini. Por në kohën kur ende Adriatik Llalla ishte kryeprokuror ai u shmang, u emërua në Shkodër dhe dosja ra në duart e Besim Hajdarmatës që ishte njëkohësisht edhe shefi i Prokurorisë për krimet e rënda. Por, pasi kamikazja Arta Makru u vendos në krye të institucionit të akuzës me votat e PS, ajo jo vetëm e shkarkoi Hajdarmatajn nga drejtues, për ta zevendesuar me shoqen e saj D. Prela, por duke e transferuar i hoqi atij nga duart edhe dosjen ku dilte emri i Dakos. Ajo ia caktojë atë dy prokurorëve të tjerë Dritan Prençi dhe Vladimir Mata. Dhe papritmas kjo dosje me mbi 30 mijë faqe, që vetëm për të lexuar fizikisht do kërkonte javë të tëra, brenda 10 ditësh u çua në gjykatë….. Por ndërkohë ç’kish ndodhur? Për Vangjush Dakon, gjoja për të hetuar më thellë, u hap dosja 339 /1 dhe kështu emri i tij u tentua të mbahej i fshehtë për të mos goditur politikisht qeverinë. Pikërisht materialet ende sekret të 339/1 kanë ‘rrjedhur” deri tek emisioni “Të Paekspozuarit”. Natyrisht me aq sa u shfaq sonte në mbrëmje, ato nuk përbëjnë një provë fajësie për dakon për të cilin opozita kërkon arrestimin. Por ato janë një njollë e tmershme politike për Rilindjen që i provohet një tjetër lidhje me bandat e trafikut të drogës dhe një pistë që nëse do të kishte vërtet një drejtësi të pavaruar, do të hetonte për ndikimin që bandat e trafikut kanë pasur në zgjedhje. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI