Flash

PS rrëzon dekretin e Metës për Teatrin

Lapsi.al 25 October 2018
PS rrëzon dekretin e Metës për Teatrin

Ka zgjatur vetëm pak minuta mbledhja në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, ku mazhoranca rrëzoi me votat e saj dekretin e Presidentit Ilir Meta, që kërkonte që Kuvendi ta rishqyrtonte ligjin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Kreu i komisionit, Shalsi tha se “bëmë gjykimin dhe ndryshimet që i vlerësuam të nevojshme. Jemi pro ndërtimit të një teatri të ri”.

Pas kësaj, dekreti i kalon tashme seancës plenare.

Dekreti futet automatikisht në rendin e ditës, mundet që sot, pasi seanca plenare nis në orën 10:00.

Në Kuvend do të jetë sërish e vetme mazhoranca për ta votuar këtë dekret që sapo e rrëzoi, pasi ka shprehur bindjen se vendit i nevojitet një Teatër i ri. Nga ana tjetër, në Kuvend nuk do të jetë e pranishme opozita, e cila refuzon të punojë në një sallë me deputetë të inkriminuar si Taulant, Balla, Jurgis Çurbja apo ministrat, fatmir Xhafaj, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj etj.

Të këshilluara

Kryeministri i Izraelit viziton Shqipërinë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyau do të vizitojë Shqipërinë në datën 1 nëntor. Zyra e kryeministrit njofton se ai do të zhvillojë një vizitë zyrtare në...

10:25

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI