Flash

Përgjimet me “trafikantët e Shijakut”/ Si u rrëzuan alibitë e Dakos në "Opinion"

Lapsi.al 25 October 2018
Përgjimet me “trafikantët e Shijakut”/ Si u rrëzuan

“Unë flas më të gjithë qytetarët e Durrësit. Nuk ka bir kurve që flet më shumë se unë në telefon!”

Më këto fjalë kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako justifikoi në fillim të emisionit “Opinion” telefonatat e zbardhura me elementë të bandës së Avdulajve të Shijakut të cilët janë arrestuar nga policia të akuzuar për trafik droge.

Me këtë frazë, Dako kërkoi të bindte opinionin publik se ai ishte i hapur me të gjithë qytetarët dhe se numri i tij i telefonit 0692099300 është i hapur për të gjithë. Por, e vërteta doli krejt ndryshe më pas, pasi ishte vetë Dako që rrëzoi alibinë e tij.

Së pari përgjimet e prokurorisë tregojnë se nuk janë vetëm qytetarët që e telefonojnë kryetarin e Bashkisë së Durrësit, por edhe ky vetë i merr në telefon “për t’i falënderuar”.

E tillë është telefonata që Dako ka bërë me “Niçen” e Shijakut (tashmë i arrestuar) të cilit i kërkon takim.

"Niçja: Hë kryetar, hë vllai./ 

Dako: Niçe, ku je?/ 

Niçja: Këtu vërdallë…/ 

Dako: Ku është Astriti?/ 

Niçja: Ka lëviz një çikë"./

Për këtë telefonatë Dako u justifikua se po e falënderonte për punën e bërë në zgjedhje dhe se nuk e kishte idenë për problemet e tij me ligjin.

“Niçja” është një qytetar i Durrësit me të cilin kam folur dhe që është një nga këta që është kapur. Kam folur me këtë pas zgjedhjeve. Për ta falënderuar. Ai lufton për mua më jep vota dhe unë të mos i bëj një telefon? Astriti është vëllai i Niçes. Ku e di unë se me ça merrej ai. Nëse ka info policia dhe le të merrej me të. Mua nuk më ka thënë njeri gjë që ky merrej me aktivitete të paligjshme” – u justifikua Dako, por që vetëm 1 minutë më pas “ra vetë brenda” pasi e pranoi që e dinte për problemet e tyre me drejtësinë, por tashmë i konsideron “qytetarë të rehabilituar”.

“E di që ka bërë burg. Tani është rikuperuar dhe është qytetar i mirë” – tha Dako duke lënë të gjithë me gojë hapur.

Së dyti del se Dako u ka kërkuar bashkëpunim personave me precedentë penalë dhe për këtë ka qenë në dijeni. Përgjimet kanë zbuluar që personat nën hetim bënin edhe pazare për vota duke i thënë njëri tjetrit: “Thuaj Vangjushit t’i japim ndonjë lek, që të votojnë!”

Kryebashkiaku i Durrësit u mundua të gjejë një tjetër justifikim: “Ore dhe mua më marrin vetë dhe më thonë vetë: “A do na japësh ndonjë lek për votën?” Ky është muhabet kot. Pse për bisedat e këtyre do jap përgjigje unë? Atyre u duket vetja kushedi çfarë janë dhe mburren: “Flas unë me Vangjushin. Ta zgjidh unë”.

Poblemi i tretë kryebashkiakut të Durrësit është një tjetër dokument i publikuar mbrëmjen e kësaj të enjteje, pjesë e dosjes së Prokurorisë së Krimeve të Rënda ku zbardhet një përgjim telefonik mes njërit prej personave të arrestuar si pjesë e bandës së trafikut të drogës me qendër në Shijak dhe Vangjush Dakos.

“Jasin Kala alias “Cine” nga Shijaku i shkruan SMS- Dakos: “Shif se do vijnë FNSH, këtu te unë. Kështu më thanë. Cini jamë”. Dako i ka kthyer përgjigje se është në Itali.

Në këtë mënyrë u rërzua edhe alibia e tretë e Dakos se ai flet me qytetarët vetëm për zgjedhjet. Ky përgjim tregon se bashkëpunimi vazhdon dhe se si kryebashkiaku i Durrësit “u zgjidh hallet” votuesve të tij të ndershëm.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI