>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>Dhe kjo e ka një arsye. Sepse kryetari i Bashkisë së Durrësit gjendet realisht në atë që opozita e etiketoi si “dosja 339”. Sipas burimeve nga prokurorë që tashmë janë larguar nga hetimi i kësaj çështjeje, emri i kryebashkiakut gjendet aty mbi 20 herë, edhe kur përmendet në përgjimet mes trafikantëve si në rastin e Tahirit edhe kur kapet duke folur vetë me këta. Ai dëgjohet të flasë për punë të zgjedhjeve dhe çështje punësimi. Lexo më tej:
Dosja sekrete e përgjimeve/ Vangjush Dako, “Xhuxhi” për të cilin flasin trafikantët?
Pasi mori drejtimin e Prokurorisë, kamikazja socialiste Arta Marku hoqi nga hetimi i kësaj çështjeje prokurorin Hajdarmataj. Më parë Adriatik Llalla, kishte larguar nga hetimi i saj një tjetër prokuror, Anton Martinin. Po ti shtosh këtyre edhe oficerët gjyqësorë, ata që kanë kryer përgjimet, ata që i kanë zbardhur ato, rrethi i personave që kanë djeni që Vangjush Dako është kapur në përgjim me bandën e Avdylajve është tepër i madh që mund të lejojë fshehjen. Duke ditur se një pjesë e këtyre personave janë edhe të afërt me opozitën të cilësi i kalojnë informacione, prokuroria nuk mund të gënjejte duke thënë që Dako nuk gjendet në dosjen 339. Prandaj organi i akuzës nuk komentoi më shumë sesa shprehja: “Nuk kemi koment”. Me ardhjen e Arta Markut dhe me vendosjen e shoqes së saj Prela tek krimet e rënda, i vetmi favor që ato i kanë bërë socialistëve është ndarja e dosjes së Avdylajve nga ajo e Vangjush Dakos, me justifikimin se kjo e dyta do të hetohet më vete. Lexo më tej: Ndoshta kjo manovër i ka nxitur ish prokurorët e çështjes të nxjerrin “secrete” prej saj duke nxjerrë në public detaje nga përgjimet në rrejtin e të cilave ka rënë ede kryebashkiaku i Durrësit. Dhe burime të mirëkonfirmuara pohojnë se ato do të dalin shumë shpejt. ©Lapsi.al