Flash

Kryeministri i Izraelit viziton Shqipërinë

Lapsi.al 25 October 2018
Kryeministri i Izraelit viziton Shqipërinë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyau do të vizitojë Shqipërinë në datën 1 nëntor. Zyra e kryeministrit njofton se ai do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri dhe Bullgari për tu takuar me udhëheqësit e Ballkanit në fillim të muajit të ardhshëm.

Netanjahu do të marrë pjesë në një samit të pacaktuar rajonal në Shqipëri më 1 nëntor, thotë zyra e tij.

Më pas ai do të udhëtojë drejt Bullgarisë, ku do të takohet me krerët e Greqisë, Rumanisë, Bullgarisë dhe Serbisë.

“Vizita në Shqipëri, një vend me shumicë myslimane me lidhje historikisht miqësore me Izraelin, do të jetë me sa duket një udhëtim i nivelit më të lartë nga një izraelit në vend. Në vitin 1994, ministri i atëhershëm i Jashtëm, Shimon Peres vizitoi Tiranën dhe vitin e kaluar qyteti përkujtoi udhëtimin me një pllakatë për ish-burrështetasin”,shkruajnë mediat izraelite për vizitën.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI