Divorci mes Juventus e Beppe Marotta ishte një vendim i bërë publik pak më shumë se një muaj më parë, ndërsa sot ishte radha e lamtumirës zyrtare nga ana e shoqërisë përmes një komunikate: "Emri i tij do të mbetet përgjithmonë në historinë e klubit", lexohet në faqen zyrtare të bardhezinjve.
Në përfundim të asemblesë së aksionistëve, në konferencën për shtyp, Andrea Agnelli, ka përshëndetur tashmë ish-administratorin e deleguar: "Asgjë nuk do ti hiqja ndjesisë së mirënjohjes kunddrejt tij".
Edhe Fabio Paratici, për shumë vjet krahu i djathtë i Marotta, ka dashur të përshëndesë mikun e tij: "Ishte një person shumë i rëndësishëm, që më ka mësuar gjithcka. Jam i pari që e falenderoj e do të kërkoj të bëj më të mirën për ta ndjerë sa më pak mungesën".
Marotta tashmë prej një muaji në fokusin e Inter e ka rrugën të hapur për të firmosur me zikaltrit. Akordi me Suning ishte arritur, por duhej mbyllja e kontratës me Juventus, në mënyrë që palët të procedonin zyrtarisht për një aventurë të re të Marotta, jo shumë larg prej Torinos.