Flash

"E di kush janë, por nuk i paragjykoj", perla e Dakos për trafikantët e drogës

Lapsi.al 25 October 2018
"E di kush janë, por nuk i paragjykoj", perla e Dakos për

Vangjush Dako ka habitur këtë mbrëmje në studion e Opinion, kur është përpjekur të tregojë se është fare normale të kërkojë mbështetjen e trafikantëve të drogës për të mbledhur vota. I vënë nën presion nga paneli në studio se ai është në dijeni të njerëzve të cilëve iu kërkon ndihmë, Vangjush Dako lëshoi një perlë.

"E di kush janë, por nuk i paragjykoj njerëzit unë" tha Dako, që sapo kishte shpjeguar se kush janë dy personat e arrestuar nga policia për trafik droge.

"Niçja është një qytetar i Durrësit, nga ky grupi që është arrestuar. Aty thonë duhet të ketë qenë para zgjedhjeve. Në çdo takim i falenderoj njerëzit që kanë qenë në takim, faleminderit njërit, faleminderit tjetrit" tha Dako që u pyet se kush është Astriti.

"Astriti është vëllai i Niçes" vazhdoi Dako duke u justifikuar për mbështetjen që i merr këtyre personave. "Kjo është politika, nuk jemi në kohën e Enverit. Ai bën një luftë për mua, fiton vota, kontribuon. Mos t'ia bëj një telefon unë? Tashi ne mos bëjmë fushatë?"

 

 

Të këshilluara

Vangjush Dako si Rama: S'ka bir kurve që...

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako i ftuar në ‘Opinion’ për të sqaruar përgjimet në të cilat ai është kapur me grupet kriminale, ka zgjedhur të mbrohet me ...

21:19

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI