Flash

Basha flet me emra: Politikanët e lidhur me krimin që blejnë vota

Lapsi.al 25 October 2018
Basha flet me emra: Politikanët e lidhur me krimin që blejnë vota

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ndërhyrë LIVE në emisionin “Të paekspozuarit” në News24 duke folur për akuzat ndaj Vangjush Dakos por edhe personave të tjerë, ministra apo deputetë të përfshirë sipas tij në blerjen e votës, duke përmendur Dibrën.

Basha e quajti parlamentin dhe qeverinë ilegjitime sepse sipas tij nuk kanë ardhur nga vullneti i popullit por nga blerja e votës.

“Çështja që shtrohet sot në debat është shumë më e madhe se e Dakos apo e kryebashkiakëve apo deputetëve të tjerë të Ramës që siç i kemi denoncuar dhe ne, si në zgjedhjet e Dibrës ku figurojnë dy ministra e deputetë në blerjen e votave, Damian Gjiknuri apo Ulsi Manja.

Të gjitha këto nuk janë simptoma të një problemi që në Shqipëri ka ardhur duke u rënduar. Të një krimi siç është krimi elektoral. Të gjitha provat ligjore të mbledhura në procesin hetimor të nisur nga prokuroria ku gjatë përgjimit të bandave kriminale siç është banda e Avdyljave apo Ndoka kanë rezultuar dhjetëra orë bisedime telefonike dhe mijëra SMS të shkëmbyera mes trafikantëve, banditëve me politikanë përfshirë Edi Ramën.

Duke nisur nga Saimir Tahiri dhe Damian Gjiknuri të Vangjush Dako një politikan bandit që e ka kthyer Durrësin në një zonë të lirë për krimin e deri tek shtrirja kapilare e këtij problemi nga Tropoja në Sarandë. Sot kemi një pushtet ilegjitim, një parlament ilegjitim që ndodhen aty jo për shkak të votës së qytetarëve”, - deklaroi Basha.

Të këshilluara

Vangjush Dako si Rama: S'ka bir kurve që...

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako i ftuar në ‘Opinion’ për të sqaruar përgjimet në të cilat ai është kapur me grupet kriminale, ka zgjedhur të mbrohet me ...

21:19

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI