Flash

A keni hyrë në shtëpinë e Avdylajve? Dako: Flas me të famshmit

Lapsi.al 25 October 2018
A keni hyrë në shtëpinë e Avdylajve? Dako: Flas me të

Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, deklaroi sot ka hyrë në çdo shtëpinë e qytetarëve të Durrësit për të kërkuar votat.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse ka folur me anëtarë të bandës së Avdylajve në Shijak, Dako tha se takon me persona të ndryshëm për të marrë sa më shumë vota.

Vangjush Dako pranoi se në zgjedhje kërkon mbështetje nga të fortët. “Nuk do t’i kërkoj dëshmi penaliteti votuesve”, tha ai kur u vu përballë përgjimeve të prokurorisë, në bisedat me të arrestuarit për trafik droge, pjesë e grupit të Shijakut.

Blendi Fevziu: Keni folur ju me këta persona?

Vangjush Dako: Unë jam kryetar i Bashkisë së Durrësit, jam njeri i zgjedhur me votë dhe për të marrë votën do komunikoj me çdo qytetar të Durrësit. Në çdo qendër elektorale unë marr listën e zgjedhësve. Shkoj dhe takoj çdo njeri i cili ka reputacion, apo është njeri i famshëm i asaj familje dhe ka mundësi të më ndihmojë me zgjedhjet. Shkoj në çdo qendër elektorale. I marr kontaktet për t’i kërkuar votën.

Blendi Fevziu: E dinit që ishin persona me precedentë penalë?

Vangjush Dako: Kur kërkoj votën nuk shikoj as diplomën, as dëshminë e penalitetit. Nuk i kam parë ato përgjime, kam folur me qytetarët në zgjedhje.

Blendi Fevziu: Keni bërë pazare për zgjedhjet?

Vangjush Dako: Asnjë pazar fare. Jam udhëheqës politik i qarkut Kukës.

Blendi Fevziu: I keni bërë favore këtyre personave?

Vangjush Dako: Asnjë person nuk ka marrë asnjë favor nga Vangjush Dako kundra ligjit. Për mua s’ka bir kurve që të ma kalojë sa shumë flas në telefon.

Të këshilluara

Vangjush Dako si Rama: S'ka bir kurve që...

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako i ftuar në ‘Opinion’ për të sqaruar përgjimet në të cilat ai është kapur me grupet kriminale, ka zgjedhur të mbrohet me ...

21:19

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI