Flash

80 kg drogë në Malësi të Madhe, gjykata lë në burg 6 të arrestuarit

Lapsi.al 25 October 2018
80 kg drogë në Malësi të Madhe, gjykata lë në burg

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me Burg” për 6 personat e arrestuar në Tamarë të Malësisë së Madhe pasi iu gjetën 80 kilogramë drogë.

Masa e sigurisë u dha për Kristjana Bujajn, Gjeto Pepajn, Pllum Murçajn, Lazër Murçajn, Lavdrim Nikajn dhe Ndue Nilajn.

Të dyshuarit në sallën e gjyqit nuk kanë pranuar akuzat e prokurorisë ndërsa pala mbrojtëse kërkoi masë lehtësuese ndaj tyre por gjykata vendosi “Arrest me Burg”, shkruan gazeta panorama.

Këta persona u arrestuan në Tamarë të Malësisë së Madhe, në afërsi të një pike kufitare dy ditë më parë, duke tentuar ta transportonin sasinë e drogës drejt Malit te Zi.

Nga hetimet, këta persona dyshohen si një grup që mundësonin transportin e drogës. Arrestimi i tyre u bë pas informacioneve në rrugë operative dhe një hetimi disa mujor përmes metodave speciale.

Të këshilluara

Itali, kapet hajduti shqiptar i 40 vjedhjeve

Karabinierët e stacionit të Costigliole Saluzzos në provincën e Cuneos kanë arrestuar një qytetar shqiptar banues atje pasi akuzohet për rreth 40 vjedhje në kom...

11:00

PS rrëzon dekretin e Metës për Teatrin

Ka zgjatur vetëm pak minuta mbledhja në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, ku mazhoranca rrëzoi me votat e saj dekretin e Presidentit Ilir Meta, që kërkonte q...

10:35

Kryeministri i Izraelit viziton Shqipërinë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyau do të vizitojë Shqipërinë në datën 1 nëntor. Zyra e kryeministrit njofton se ai do të zhvillojë një vizitë zyrtare në...

10:25

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI