Flash

Zbulohet shtypshkronja që kishte printuar 14.3 milionë dollarë fals

Lapsi.al 24 October 2018
Zbulohet shtypshkronja që kishte printuar 14.3 milionë dollarë

Autoritetet bullgare sekuestruan një shtypshkronjë të hënën për shkak se aty printoheshin kartëmonedha euro dhe dollarë false. Autoritetet thanë se gjetën të paktën 14.3 milion dollarë false në këtë shtypshkronjë.

Shtypshkronja ishte vendosur në një resort në Detin e Zi dhe prerjet e kartëmonedhave ishin 100 dhe 500 euro si dhe 50 dollarëshe. Në disa vende të fshehta u gjetën 11 milionë euro të falsifikuara.

Kjo është më e madhja e gjetur në 11 vitet e fundit ndërsa hetimet zgjatën prej 10 muajsh. Aty prodhoheshin kartëmonedha të një cilësie maksimale me një teknologji të avancuar. 4 persona u vunë në pranga. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Gratë në Kosovë lindin ende në shtëpi

Epoka e lindjeve të foshnjave në shtëpi nuk ka përfunduar me luftën në Kosovë. Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë, ende ka gra kosovare që procesi...

18:12

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI