Flash

Vettingu/ Rikonfirmohet në detyrë prokurori i Apelit për Krimet e Rënda, Bujar Sheshi

Lapsi.al 24 October 2018
Vettingu/ Rikonfirmohet në detyrë prokurori i Apelit për Krimet e

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Prokurorin e Apelit për Krimet e Rënda, Bujar Sheshi. Sipas KPK, Bujar Sheshi e ka kaluar procesin e Vettingut, pasi nuk janë konstatuar probleme.

KPK konstatoi se nga hetimi i bërë në vitin 2003, prokurori nuk ka pasur detyrim ligjor të përshkruante në formular burimin e shpenzimeve të kryera.

Ndërkohë për makinën e blerë në vlerën e 7 mijë eurove, burimi u konsiderua i paqartë, megjithatë KPK konstatoi se prokurori ka pasur të ardhura të ligjshme për këtë veprim. Në seancë u bë prezent edhe raporti i DSIK, në të cilin theksohet se prokurori Bujar Sheshi nuk ka kontakte të papërshtatshme dhe është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës.

KPK shqyrtoi edhe raportin për aftësinë profesionale në të cilin thuhej se prokurori nuk ka pasur masa disiplinore dhe as denoncime ndaj tij, ndërsa ka aftësi në drejtim dhe trajtim të ligjit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI