Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Të famshmet shqiptare që fshehën barkun e rrumbulakosur në publik

Lapsi.al 24 October 2018
Të famshmet shqiptare që fshehën barkun e rrumbulakosur në

Shtatzënia është një nga periudhat më të bukura që kalon para se të bëhesh nënë dhe të marrësh në krahë fëmijën tënd.

Ndaj shumë femra zgjedhin ta përjetësojnë këtë moment përmes fotove profesionale dhe videove të realizuara në muajt e fundit të pritjes së ëmbël.

Këto foto bëhen edhe më interesante kur femrat shtatzënë janë emra të njohur të ekranit.

Jo më larg se dy ditë më parë “iconstyle.al” solli një listë të gjatë me të famshme që kishin realizuar foto profesionale gjatë shtatzënisë (lexo këtu), ndërsa sot do të sjellim ato të famshme që e kanë mbajtur për vete këtë moment.

Ja femrat e njohura të ekranit që zgjodhën të mos publikonin asnjë fotografi gjatë shtatzënisë.

Valbona Selimllari

Në vitet 2012-2013 të gjithë flisnin nëpër zë se ish-miss Shqipëria, Valbona Selimllari ishte bërë nënë, por ajo zgjodhi ta mbante private këtë gjë deri në vitin 2014. Deri në këtë vit, jo vetëm që nuk pamë asnjë foto shtatzënë të Valbonës, por dhe lajmi për shtatzëninë dhe lindjen e tre fëmijëve, u fsheh me shumë kujdes nga ajo. Kulmi arriti kur revista “Story” publikoi në 2013-n lajmin që Valbona Selimllari ishte në pritje të fëmijës së saj të tretë dhe kishte shkuar në Çeki, aty ku banon e motra, për ta lindur atë. Mediat shkruanin se të nesërmen e hedhjes në treg të revistës, Valbona mblodhi të gjitha revistat nga pikat e shitjes, që lajmi të mos shkonte te lexuesi.

Soni Malaj

Për Soni Malajn, shtatzënia në vitin 2011 ka qenë periudha më e bukur e jetës së saj, vetëm se ne nuk kemi qenë aspak dëshmitarë. Deri në muajin e katërt, këngëtarja ka treguar se barku i saj nuk është dukur aspak për shkak të linjave të saj të rregullta dhe palestrës. Soni madje nuk ka qenë në Shqipëri gjatë shtatzënisë, por në Spanjë, në vendlindjen e Mirkos, babait të vajzës. Edhe pse larg ajo zgjodhi të mos publikojë asnjë foto sesi dukej gjatë atyre muajve dhe në vijim pas lindjes së Anna-s.

Alketa Vejsiu

Alketa Vejsu është gjithashtu një ndër të famshmet shqiptare më fanatike sa i përket jetës private. Jo vetëm që nuk kemi një foto të saj shtatzënë, por nuk ekziston asnjë foto e saj e veshur nuse. Gjatë martesës Alketa ka dashur të censurojë çdo pamje të bashkëshortit të saj ndërkohë që nuk ka pranuar as të pozojë e vetme me fustan të bardhë. Nicole dhe Lionel janë dy fëmijët e moderatores, fytyrat e të cilëve vështirë se i kemi parë ndonjëherë përballë dhe kjo ka qenë zgjedhja e moderatores.

Miriam Cani

Dy vitet e fundit kemi pasur shansit të shohim dhe të adhurojmë fytyrën e engjëllore të Ameli. Por kur mami Miriam Cani ishte shtatzënë me vogëlushen, nuk pati asnjë moment që ta shihnim me barkun e rrumbullakosur. Periudha e shtatzënisë ka qenë private për çiftin e këngëtarëve, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani. Pas lindjes së vajzës, ky qëndrim ndryshoi dhe nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe. Prindërit e shfaqin shpesh herë dashurinë e madhe që ndjejnë për vogëlushen dhe duan ta ndajnë atë edhe me ndjekësit në Instagram.

Loredana

Lajmi për shtatzëninë e saj u mësua këtë vit nga mediat pasi Loredana dhe Mozzik zgjodhën ta mbanin të fshehtë. Por edhe pse sot çifti bën postime të ëmbla për foshnjën që po presin, ende nuk kemi foto që të dëshmojnë periudhën e ëmbël të pritjes. Loredana është reperja më e re shqiptare dhe stili i saj me veshjet e gjëra dhe oversize, e ka ndihmuar në këtë drejtim.

Elita Rudi

Moderatorja Elita Rudi renditet gjithashtu në listën e të famshmeve që janë treguar të rezervuara për shtatzëninë. Deri më tani nuk kemi asnjë foto të Elitës me barkun e rrumbullakosur, të paktën që ta ketë publikuar ajo vetë. Të vetmet raste kur kemi pasur mundësinë të shohim barkun e saj kanë qenë fotot pa mendje ose ato të dasmës, të cilat me vështirësi tregonin shtatzëninë e Elitës. Duke qenë se ka edhe pak kohë deri në lindjen e foshnjës, ende kemi shpresa për disa foto të bukura!/iconstyle.al

Të këshilluara

Jennifer Garner prezanton të dashurin e ri

Ndërsa Ben Affleck ka qenë i lidhur me dy femra që pas ndarjes nga Jennifer Garner (me Lindsay Shookus dhe Shauna Sexton-Garner), aktorja e ka mbajtur jetën e d...

17:10

Mer fund lidhja mes G-Easy dhe Halsey

Dy muaj pasi u rilidhën pas ndarjes së shkurtër gjatë verës, këngëtarja 24-vjeçare dhe reperi 29-vjeçar vendosën që të ndaheshin përfundimisht. Pas vendimit, dy...

14:29

Rita Ora flet për bullizmin

Rita Ora ka folur për bullizmin online, duke thënë se femrat janë shpesh në shenjestër për shkak të mënyrës sesi duken. Këngëtarja u shpreh se i ka ndjerë ef...

14:34

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI