Rita Ora më 23 nëntor të këtij viti publikon listën e plotë të këngëve që do të përmbajë albumi i saj i ri.
Albumi me titull 'Phoenix' del edhe një muaj, ku do të përfshihen edhe hitet që Rita ka publikuar tashmë, si 'Anywhere', 'For You', 'Your Song' dhe së fundi, 'Let you love me'.
Ai do të përmbajë gjithsej gjashtë këngë, ndërsa pesë nga to janë bashkëpunime.
Tri nga këto bashkëpunime tashmë i kemi dëgjuar, ndërsa të rejat do të jenë 'Summer Love' me Rudimental dhe 'Keep talking' me Julia Michaels.