Flash

Polemika për Pogba: foto me Cuadrado tërbon anglezët

Lapsi.al 24 October 2018
Polemika për Pogba: foto me Cuadrado tërbon anglezët
Paul Pogba jep sinjalin e qartë se në Manchester nuk dëshiron më të qendrojë e destinacioni është i qartë: Juventus. Kampioni francez nuk ka humbur rastin ta bëjë të qartë, duke sfiduar ambjentin tek United, me një takim me miqtë e vjetër. Kampioni i botës e ka memorizuar mbrëmjen e Old Trafford, duke publikuar një foto ku duket bashkë me Cuadrado, por xhesti i fitores me dy gishtat ka bërë më tepër zhurmë, duke qenë se fitues ishte Juventus dhe jo Manchester. Madje dëshmitarë kanë bërë të ditur se Pogba ka qendruar gjatë me Chiellini, Bonucci e të tjerët në dhomat e zhveshjes bardhezi. Raporti me Mourinho është në fund e nëse Manchester United nuk e shkarkon shpejt Special One, divorci në janar duket i pashmangshëm. Në këtë pikë, gjithcka kalon në duart e Juventus, që duhet të vendosë si të veprojë në këtë investim. I shitur për 105 milionë euro në total, Pogba nuk mund të blihet për të njëjtën shifër. Aktualisht vlen 70-80 milionë, por operacioni duhet ndërtuar mirë, ndoshta me një huazim me të drejtë blerje e me bashkëpunimin e vetë lojtarit që duhet të reduktojë ndjeshëm pagesën, që për momentin është 16 milionë euro.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI