Flash

VIDEO/ Ngjarje e rëndë në Fier, i mituri vret me thikë vëllain e tij 13-vjeç

Lapsi.al 24 October 2018
VIDEO/ Ngjarje e rëndë në Fier, i mituri vret me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier sot dhe një i mitur është vrarë nga vëllai i tij po i mitur.

Ka qenë një sherr i zakonshëm mes fëmijëve që ka përfunduar në tragjedi për një familje nga fshati Baltëz.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 10:50, ka shkuar i shoqëruar nga familjarët në Spitalin e Fierit shtetasi Gj.V., 13 vjeç, banues në fshatin Baltëz.

Nga hetimet paraprake dyshohet se pas një grindje me njëri tjetrin, vëllai i tij i vogël, shtetasi i mitur K.V., 10 vjeç, ka marrë thikën dhe e ka goditur.

Si pasojë e plagëve të mara, shtetasi Gj.V. ndërroi jetë në Spitalin e Fierit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

https://www.youtube.com/watch?v=C-6iTfdqJvM&feature=youtu.be

 

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI