Flash

Lubonja: Prokuroria të gjejë kush është ‘Xhuxhi’ në dosjen e përgjimeve të 4 bandave kriminale

Lapsi.al 24 October 2018
Lubonja: Prokuroria të gjejë kush është ‘Xhuxhi’

Mega-operacioni i shtrirë në 12 qarqe të vendit që solli arrestimin e 34 personave, mes tyre edhe dy ish-deputetë të PS, zbuloi një rrjet të gjerë bashkëpunimi mes 4 bandave kriminale. Analisti Fatos Lubonja, teksa komentoi dosjen e përgjimeve për operacionin ‘Vol-Vo 4’, shtroi pyetjen se prokuroria duhet të hetojë se kush është ‘Xhuxhi’ që përmendet në këtë dosje. Ai tha se disa mendojnë se personi me këtë nofkë është kryebashkiaku Vangjush Dako, apo një punonjës administrate që bashkëpunon me krimin për punësime.

“Në gjithë këtë zallamahi siç thotë populli, këtu nuk ka asnjë entuziazëm. Mendoj se mjafton që ti bëjë vetes dhe juve një pyetje për të kuptuar nëse kemi të bëjmë këtu me një dëshirë për të çmontuar krimin me politikën. Dosja e fundit e tregoi qartë lidhjen e krimit me politikën. Do ta mbuloj prokuroria apo do t’i shkojë deri në fund?! Mesa pash unë aty tek përgjimet na përdoret një pseudonim ‘Xhuxhi’ që qenka një punonjës administratë. Disa thonë se qenka Vangjush Dako, që për mua s’ka rëndësi. Ai bënte pazare për punë. Ky hetim qenka për gati dy vjet. Ore cili është ‘xhuxhi’? Ta kapin ‘Xhuxhin’. Kusho qoftë ky, Dako apo kushdo tjetër, detyrë e prokurorisë është që ta kapin. Ne se dimë se kush është ‘Xhuxhi’, ne duam ta kapin. Një ‘Xhuxhi’ qenka në një zyrë, dhe deri tani nuk bëjnë asgjë”, tha Lubonja për News 24.

Po ashtu Lubonja theksoi se edhe këtë herë, siç ndodhi në rastin ‘Tahiri’, ndërkombëtarët ‘kapën me presh ndër duar prokurorinë shqiptare’.

“Nga mënyra se si flasin ata duket se e kanë dokumentin, por se thonë (opozita për akuzat ndaj Dakos). Unë di që aty ka një ‘xhuxhi’ dua ta di se kush është ai, pasi ai po bashkëpunon me kriminelë. Njerëzit e dinë se s’kanë nevojë për këto dosje. Të gjithë i dinë ato pronat se ku i kanë. Mjafton të shohësh se nga i bënë këto prona, këto hotele dhe të mendosh se nga i gjetën paratë. Gjykimi im është se siç ishte dhe rasti ‘Tahiri’ këtu kemi të bëjmë me kapje me presh në duart nga ndërkombëtarët. Kur kapesh me presh në duart, duhet të lehtësohesh këto që ke bërë. Ndaj lehtësimi është; arrestimi i peshqve të vegjël dhe lënia e të mëdhenjve jashtë”, tha ai./ BW

Të këshilluara

Grabitje me maska në Vlorë

Rikthehen grabitjet me maska. Gjatë natës së kaluar në Vlorë, dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë dhunuar një 70-vjeçar dhe i kanë arrë një makinë. N...

16:49

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI