Flash

Kërkohej në Gjermania për trafik droge, arrestohet në Itali 26-vjeçari

Lapsi.al 24 October 2018
Kërkohej në Gjermania për trafik droge, arrestohet në Itali

Pas tre muajsh arrati rreth Europës, i ndjekur nga një urdhër arresti europian lëshuar nga Gjermania për trafik droge, ai vendosi që ishte koha për t’u kthyer në Shqipëri. Por, përpara se të vepronte kështu, Orsiano Goduni, 26 vjeç, i cili në të kaluarën në Itali e fitonte “bukën e gojës” si kuzhinier, donte të vizitonte Bellare Igea Marina ku jeton nëna e tij.

Megjithatë, mundësia e kësaj lëvizjeje ishte marrë në konsideratë nga karabinierët e stacionit të Bellaria Igea Marina. Kështu, ndërsa zyrtarëve të policisë të zonës u mbërriti udhër arresti për Godunin nisën të mbanin në mbikëqyrje të afërmit e të shumëkërkuarit. Një aktivitet monitorimi i shtëpisë së nënës zbuloi të riun duke e vënë në pranga 48 orë më parë.

I transferuar në burgun e “Casetti”, ai tani është në dispozicion të Gjykatës së Apelit të Bolonjës, e cila për pak ditë do të shprehet nëse pranon ekstradimin e tij drejt Gjermanisë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI