Flash

I pandehuri humb ndjenjat, shembet në seancë gjatë gjyqit ndaj të arrestuarve të “Vol-vo 4”

Lapsi.al 24 October 2018
I pandehuri humb ndjenjat, shembet në seancë gjatë gjyqit ndaj

Ndërsa në Gjykatën e Krimeve të Rënda po zhvillohet seanca për ‘Avdylajt’ dhe pjesën tjetër të të arrestuarve të operacionit “Vol-vo 4”, një nga të pandehurve i ka rënë të fikët në sallë. Bëhet fjalë për shtetasin Vlash Gazulli, rreth 74 vjeç i cili ka humbur ndjenjat duke rënë përtokë.

Menjëherë është thirrur ambulanca dhe të pandehurit i është dhënë ndihma e parë jashtë gjykatës. Emri i Vlash Gazullit ka dalë nga përgjimet e prokurorisë si një nga personat që ka përfituar prona në Ranën e Hedhun. Ai akuzohet per falsikimin dokumentesh në kuadër të grupit kriminal dhe për tjetërsim pronash.

Gjatë operacionit “Vol-vo 4”, janë arrestuar 27 shtetas dhe 6 u shpallën në kërkim. Gjithashtu u godit një laborator i përpunimit të heroinës në fshatin Brenog në Has, ku ndër të tjera janë sekuestruar 182.5 kg morfinë, e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme, të cilat përdoreshin për prodhimin e heroinës.

Në goditjen finale morën pjesë rreth 1.500 forca policore operacionale, FNSH, RENEA dhe nga efektivë nga Policia lokale.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI